Bashkia Durrës e cila është edhe “kali i trojës” pas Tiranës lakmohet shumë nga opozita e cila prej vitesh kërkon ta rrëzojë nga dinastia Vangjush Dakon kryetarin aktual.
PD ka nisur lëvizjet e saj e cila së fundmi, ku caktoi drejtuesit nëpër rrethe dhe kryesuesi i Durrësit ishte deputeti i pd Oerd Bylykbashi, e dhe ky një emër i përfolur për të qenë në krye të bashkisë së Durrësit.
Por ajo që e ndihmon ose mund ta favorizojë tashmë PD është afrimi pranë saj i LSI dhe së fundmi i PDIU ku në rast kualicioni të madh opozitar edhe këto dy partido të japin kontributin e tyre në fitoren e mundshem të opozitë për këtë bashki.
Dako duket i favorizuar nga rezultatet pozitive të majtës në zgjedhjet e 25 qershorit në Durrës.
Një plus tjetër i kryebashkiakut aktual është edhe bilanci i zgjedhjeve të vitit 2015 ku fitoi me 15 mijë vota diferencë përballë demokrates Grida Duma.
Alpenews.al ju sjell disa nga emrat e lakuar si kandidat, të mundshë për opozitën në krye të bashkisë Durrësit.
Agron Duka
Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka është një ndër figurat kryesore që opozita mund t’i besojë kandidimin për Bashkinë e Durrësit.
Ish-ministri i socialistëve mund të sigurojë vota në disa kahe falë lidhjeve të ngushta me familjet e mëdha të qytetit, lidhjet me bizneset që posedon apo edhe lidhjeve të vendosura në karrierën e tij politike me funksionarë të shumtë.
Nominimi i Dukës për bashkinë e dytë më të madhe në vend, e ka zanafillën që nga zgjedhjet e fundit vendore ku edhe pse shpalli kandidaturën nën logon e Partisë Republikane, u pengua nga Partia Demokratike për të dalë si emri i përbashkët i opozitës. I shprehur në një intervistë për Alpenews.al Duka është shprehur se sa herë afrojnë zgjedhjet jo vetëm gazetarët, por edhe qytetarët e Durrësit me të cilët ndeshem gjatë ditës kanë vetëm një pyetje: a do të kandidojë apo jo? Madje disa shkojnë edhe më tej, më kërkojnë me këmbëngulje të kandidoj.
Oerd Bylykbashi
Bylykbashi u zjodh si drejtues i zgjedhjeve, ekziston ende në listën “Basha” për t’u shqyrtuar si mundësi për zgjedhjet e ardhshme vendore në Durrës.
Ndërkohë në segmentin 2009-2013 ka qenë përfaqësues i PD në KQZ. Afrimin me liderin aktual të demokratëve ai e ka pasur në vitin 2013 kur u zgjodh për herë të parë deputet i Partisë Demokratike në Kuvend.
Një nga pluset në jetën e tij parlamentare është kontributi mbi ligjin për dekriminalizimin e politikës dhe administratës.
Ferdinand Xhaferri
Një nga fraksionet më të forta që vazhdon të ekzistojë ende në PD, është ai i Genc Pollos dhe ish-drejtuesve të Partisë Demokracia e Re e cila lindi në vitin 2000 nga përplasjet Berisha-Pollo. Figura më besnike e këtij të fundit padyshim që ka qenë Ferdinand Xhaferri i cili ka mbajtur një sërë detyrash të rëndësishme në politikë dhe administratë.
Riemërimi për herë të tretë në krye të degës në Durrës, duket se i zgjon sërish ambicjen e Xhaferrit për të kandiduar në zgjedhjet elektorale.
Fatbardha Kadiu
Zhgënjimi me Grida Dumën në zgjedhjet e vitit 2015 duket se nuk ndikon në vendimmarrjen e demokratëve për sfidën e re elektorale.
Një ndër emrat e përfolur është deputetja e PD-së Fatbardha Kadiu e cila ishte e vetmja femër e përfshirë në listën “Basha” për qarkun e Durrësit.
Gjatë zgjedhjeve të shkuara ajo është përfolur shumë për shkak se flitej se rrjedh nga një familje e majtë. Këtë dyshim e përforcoi më shumë takimi i babait të saj Bon Kadiu me kryeministrin Edi Rama vetëm dy ditë para se Basha ta zyrtarizonte si kandidate.
Ligjvënësja mund të jetë një surprizë e demokratëve të zgjedhjet e ardhshme.
Lefter Koka
Një emër shumë i njohur për qytetin e Durrësit ish- ministër dhe deputet i LSI-së dhe ish- kryetar i kësaj bashkie në vitin 2003. Një kandidat shumë i fortë i opozitës në rastin e një kualicioni midis LSI dhe PD i cili do të ishte një gur shahu i cili mund ta hidhte “MBRETIN” nga kulla.
/AlpeNews.al







