• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Bashkia e Tiranës përfundon ndërtimin për herë të parë të Rr. “Danish Jukniu”, Njësia 2
Home
Sociale

Bashkia e Tiranës përfundon ndërtimin për herë të parë të Rr. “Danish Jukniu”, Njësia 2

26 August, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Tre vjet më parë, Rr. “Danish Jukniu” në Njësinë 2 ishte një ferrishte dhe pa infrastrukturë urbane. Kryebashkiaku Erion Veliaj, asokohe në fushatë, u premtoi banorëve se kjo rrugë do të shndërrohej në një nga rrugët model të Tiranës. Ai u rikthye aty për të përuruar rrugën e re dhe për të mbajtur fjalën e dhënë tre vjet më parë. Kjo është hera e parë që investohet në Rr. “Danish Jukniu”, e cila tashmë është e pajisur me trotuare, ndriçim LED dhe infrastrukturë nëntokësore.

Veliaj ndau me banorët kënaqësinë për cilësinë e punimeve të kryera. “Mbaj mend kur kemi qenë këtu me banorët dhe ka qenë një ferrishte e jashtëzakonshme; një e tatëpjetë e mbushur me dhè, me inerte, ku njerëzit e ardhur nga çdo cep i Shqipërisë kanë munduar të krijojnë jetën e tyre, ama pa infrastrukturë. Ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e banorëve dhe më vjen mirë që e mbajtëm këtë premtim. Një rrugë, e cila është për t’u pasur zili edhe nga zonat në qendër të Tiranës sepse ndriçim LED nuk kemi as në qendër të Tiranës”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku falenderoi qytetarët për bashkëpunimin e treguar, duke ndihmuar bashkinë që ta zbatojë projektin me të gjitha parametrat. “Jam shumë i lumtur që sot jeta e këtyre banorëve është bërë pak më e mirë, më e lehtë, më e këndshme. Banorët kanë qenë shembullorë, i falenderoj me gjithë zemër; secili ka pranuar të tërheqë pak murin, për të liruar pak trotuar, që krijon një brez të sigurt për fëmijët, për këmbësorët, për familjarët. Do të doja ta mirëmbanim këtë investim. Mirëmbajtja e investimeve na mundëson të investojmë te blloku tjetër”, shtoi Veliaj.

Ai tha se viti i katërt i mandatit në krye të Bashkisë së Tiranës do t’i kushtohet kryesisht periferive të Tiranës, në mënyrë që zonat tërësisht informale të urbanizohen dhe banorët të ndjejnë se janë qytetarë të Tiranës. “Në këtë mandat kemi ndjekur një filozofi: viti i parë ka qenë viti i emergjencave; viti i dytë ishte viti i qendrës, me rregullimin e pikave kryesore si bulevardi apo sheshi; viti i tretë ishte viti i fshatrave, duke bëmë një lidhje të të gjitha fshatrave e komunave që u bashkuan me Tiranën. Vitin i katërt është viti i periferive, do të thotë se do të investojmë në zona si Sauku, Selita, Fresku, Kashari dhe Unaza e Re”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se aktualisht në Tiranë janë hapur rreth 100 kantiere pune, duke përfshirë rrugë, blloqe banimi, investime në ujësjellës etj. “Jam i lumtur që edhe në këtë vit të fundit kemi një paketë prej 100 investimesh. Një pjesë e madhe e tyre janë duke u mbyllur përpara se të vijë shtatori, por me Tiranën që është sot, 1200 km2, ka gjithmonë edhe më shumë punë për të bërë, ndaj besoj se më e mira është përpara”, tha ai.

Rr. “Danish Jukniu” ndodhet në Njësinë 2, në zonën e Saukut. Ajo kufizohet nga lindja me rrugën kryesore të Saukut dhe në perëndim nga Unaza e Madhe. Rruga është me rëndësi për lëvizjen e banorëve të kësaj zone dhe shërben edhe si aks kryesor lidhës me rrugën e “Elbasanit”. Kjo është një zonë informale, e cila nuk ka pasur ndonjëherë ndërhyrje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Borë në Itali dhe Slloveni, nesër mot i ftohtë edhe në Kosovë
Previous article Fshati që flet gjuhën që askush tjetër nuk e flet

g.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT