• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Bashkia e Tiranës denoncon Gjykatën Administrative: Lejoi ndërtimin e 5 pallateve 17-katëshe tek Diga e Liqenit Artificial
Home
Sociale

Bashkia e Tiranës denoncon Gjykatën Administrative: Lejoi ndërtimin e 5 pallateve 17-katëshe tek Diga e Liqenit Artificial

3 April, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Bashkia e Tiranës ka denoncuar Gjykatën Administrative, se ka lejuar ndërtimin e 5 pallateve 17 katëshe tek Diga e Liqenit Artificial.

Njoftimi i Bashkisë

Sot, Gjykata Administrative e Apelit, në një mbledhje të pa njoftuar dhe jashtë vëmendjes së opinionit publik, vendosi të lerë në fuqi lejen për ndërtimin e 5 pallateve 17-katëshe te Diga e Liqenit Artificial, “dhurata” që ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, sot kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i bëri qytetit të Tiranës në vitin e fundit të mandatit të tij.

Ky vendim është një lajm i keq për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe një tjetër veprim i shëmtuar i kësaj gjykate, të cilës, me sa duket, edhe në dritën e zhvillimeve të reja që po sjell reforma në drejtësi dhe procesi i Vettingut, tregoi se nuk është palë me qytetarët dhe nuk i intereson e ardhmja e qytetit.

Historia e 5 pallateve 17 katëshe buzë Digës së Liqenit është e njohur për qytetarët e Tiranës. Ajo daton që në tetor të vitit 2014, kur ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me pronarin e kompanisë GENER 2, firmosi lejen e ndërtimit, edhe pse ajo leje u kundërshtua fort si nga shoqëria civile, të cilët organizuan një sërë protestash, ashtu edhe nga Komiteti Kombëtar i Digave.

Ky i fundit në janar 2015 hartoi një raport të plotë për lejen e firmosur nga Basha, duke e cilësuar ndërtimin e pallatit si të rrezikshëm për jetën e banorëve që banojnë aty dhe që cenon sigurinë publike të të gjithë zonës përreth. Edhe ky vendim i Komitetit Kombëtar të Digave u hodh poshtë nga gjykatat, duke i hapur rrugë ndërtimit të këtij objekti.

Nisur nga kjo, në shtator 2015 Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pezulloi punimet për ndërtimin e 5 pallateve dhe kërkoi revokimin e lejes në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë.

Po atë vit, administrata e re e Bashkisë së Tiranës dhe kryebashkiaku Veliaj, kundërshtuan  me forcë ndërtimin e 5 pallateve 17 katëshe të Lulzim Bashës dhe miqve të tij, duke nisur kështu një betejë ligjore, në mbështetje të interesit të qytetit dhe qytetarëve të tij, dhe deri në realizimin e një proteste masive qytetare para Gjykatës Administrative të Apelit, e cila në atë kohë, në një konflikt të hapur interesi, kishte vendosur të linte në fuqi lejet e ndërtimit të Lulzim Bashës. Po kështu, me miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia e Tiranës e ka shpallur atë zonë hapësirë të gjelbër në funksion të qytetarëve.

Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen për sjelljen dhe vendimet e deritanishme të gjykatave, por mbi të gjitha për faktin se pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme, me fakte e argumente, qoftë për konfliktin e hapur të interesit të gjyqtarëve apo të shpërdorimit të detyrës, nuk pati asnjë reflektim nga ana e tyre dhe, me vendimin e sotëm i hap rrugë ndërtimit të këtyre godinave.

Nga nesër qyteti do të vuajë një tjetër vendim abuziv të firmosur nga Lulzim Basha; njeriu që drejton një parti, e cila nga njëra anë proteston me armë kundër ndërtimit të një këndi lojërash për fëmijë, e nga ana tjetër, me një të rënë të lapsit zhduk një hapësirë publike buzë Liqenit Artificial për ta shndërruar në kompleks pallatesh 17 katëshe.

Me sa duket, ndërtimi i pallateve shumëkatëshe buzë detit të Vlorës dhe buzë liqenit të Tiranës paskan qenë specialitetet e tij të vetme gjatë gjumit 4 vjeçar në Bashkinë e Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Formacionet zyrtare/ Bayern Mynchen për të bërë historinë në Sevillia, Heynkes lë në stol Robben
Previous article (VIDEO) Etrit Berisha pëson gol/ Sampdoria ndëshkon Atalantën

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë... Aktualitet

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë...

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT