• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BASHKËQEVERISJA ME NJERËZIT/ Rama mbledh Ministrat, një vit për njerëzit e zakonshëm
Home
Shqipëri

BASHKËQEVERISJA ME NJERËZIT/ Rama mbledh Ministrat, një vit për njerëzit e zakonshëm

3 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Platforma e Bashkëqeverisjes, e inicuar nga Kryeministri Edi Rama si një mekanizëm në duart e qytetarëve të zakonshëm shqiptarë, shënon sot një vjetorin e krijimit të saj.

Në një vit, përmes portalit shqipëriaqëduam.al, me mijëra qytetarë kanë arritur të fitojnë të drejtën e tyre në dyert e shtetit.

Falë ndërveprimit me zyrën e koordinatorëve të bashkëqeverisjes, iu janë dhënë zgjidhje halleve dhe problemeve të qytetarëve të zakonshëm.

Kryeministri Rama ka pritur në një takim në Kryeministri qytetarët që kanë marrë zgjidhje nga kjo platformë, falë së cilës, sipas tij, ministrat janë vënë drejtpërdrejtë në shërbim të qytetarëve.

Rama falenderori qytetarët që i janë drejtuar për zgjidhje platformës, pasi kështu kanë mundur t’i japin të gjithë shqiptarëve mesazhin se platforma është vërtet një instrument në duart e tyre. “Nga platforma ne kemi pritshmëri të lartë për shkak se funksionon dhe na ndihmon që të gjendemi prane njerëzv, por edhe që të ndjekim ecurinë e punës në zyrat e shërbimeve, duke hetuar administrativisht kur konstatohen vonesa e zvarritje, falë denoncimeve tuaja”, tha Rama.

Qytetarja Florike Topalli nga Pogradeci iu drejtua platformës në emër të komunitetit të përberë nga 30 familje në qytetin e Pogradecit, banorë të lagjes nr 4.

Banorët iu drejtuan Platformës, pasi gjatë punimeve për shtrimin dhe asfaltimin e segmentit Tiranë –Pogradec, në rrugën lidhëse me lagjen e tyre ishte bërë një devijim, i cili ishte kthyer në burim aksidentesh.

Një ditë pas ardhjes së ankesës në platformë ARRSH kreu inspektimin në terren së bashku me Mbikëqyrësin e punimeve në objekt dhe organizuan një takim me banorët.

Pas verifikimit në terren u ra dakord për zgjerimin e rrugës hyrëse të kësaj lagjeje në gjerësinë 6 metër si dhe plotësimin e saj me sinjalistikën përkatëse me të gjithë elementët e sigurisë.

Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri falenderoi qytetaren që e adresoi këtë ankesë, duke shtuar se Ministria e tij i ka dhënë zgjidhje 1438 çështjeve të adresuara nga qytetarët ndërsa ka marrë masa për 49 punonjës në raste vonesash ndaj qytetarëve.

ERTV😊Live nga Salla e Qeverisë – 1 vit bashkëqeverisje me njerëzit e zakonshëm🤝

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 3. Oktober 2018

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANDELI BARDHI/ Qesharakut Basha fajin ja ka pasqyra. Xhisielën po e trajton sikur ka zbuluar ndonjë planet tjetër
Previous article MINA DHE DROGË/ Vëllai i Alketa Vejsiut hesht në gjyq. I ati shpërthen në lot (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT