• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BASHKËPUNIMI MES DY VENDEVE/ Polonia: Duhet të hapen negociatat me Shqipërinë
Home
Politikë

BASHKËPUNIMI MES DY VENDEVE/ Polonia: Duhet të hapen negociatat me Shqipërinë

6 June, 2019 F.autor Politikë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi, priti sot delegacionin e Sejmit (Parlamentit) të Polonisë, të kryesuar nga Ryszard Terlecki, zëvendëskryetar i Parlamentit, dhe Kryetar i Grupit Parlamentar Poloni-Ballkan.

Kryetari Ruçi vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer politik midis të dy vendeve, i konkretizuar në shkëmbime vizitash në nivelet më të larta të Kryeministres Beata Szydlo në Tiranë, në dhjetor 2016 dhe të Kryeministrit Edi Rama në Varshavë në dhjetor 2017. Ai falenderoi Poloninë për mbështetjen e fuqishme të rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe të rekomandimit të Komisionit Europian për hapjen pa kushte të negociatave, lobimin me Grupin e Vishegradit, mbështetjen për Presidencën shqiptare të OSBE-së në vitin 2020, kërkoi mbështetje për kandidaturën e vendit tonë për anëtar jo i përhershëm i KS të OKB-së në vitet 2022-2023 si edhe për anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat dhe organizatat ndërkombëtare.

“Shqipëria dhe Polonia kanë një miqësi të hershme e bashkëpunim tradicional dhe marrëdhëniet dypalëshe kanë ardhur duke u fuqizuar. Por ato mund të shkojnë më tej sidomos në fushat e ekonomisë, mbrojtjes e sigurisë, turizmit, arsimit, bashkëpunimit policor, infrastrukturës, transportit, teknologjisë së informacionit, bujqësisë, burimet natyrore, energjisë elektrike dhe të rinovueshme, hidrokarbureve, rrjetit hekurudhor etj. Kuvendi i Shqipërisë dhe Sejmi i Polonisë, si dimensioni parlamentar i bashkëpunimit dypalësh, do të nxisin qeveritë dhe sipërmarrjet të fuqizojnë bashkëpunimin e partneritetin, për tiu përgjigjur ndjenjave dhe aspiratave të dy popujve tanë”, theksoi kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Ryszard Terlecki nënvizoi se delegacioni parlmentar polak ka ardhur në Shqipëri për t’i dhënë një mbështetje të hapur procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe për të nxitur Këshillin Europian të hapë menjëherë negociatat me Shqipërinë. “Sejmi dhe Qeveria e Polonisë kanë mbështetjen e të gjitha grupimeve politike për mbështetjen e politikave të zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Zgjerimi i Europës duhet të zhvillohet paralel, madje edhe si prioritet para forcimit të BE-së. 27 eurodeputetët polakë do të kërkojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë që në mbledhjen e parë të Parlamentit Europian”, vuri në dukje  Zëvëndëskryetari i Parlamentit të Polonisë, Ryszard Terlecki. Ruçi dhe Terlecki biseduan edhe mbi forcimin e bashkëpunimit parlamentar midis Sejmit të Polonisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, intensifikimin e shkëmbimeve të përvojave midis komisioneve parlamentare, sidomos atyre të ekonomisë, mbrojtjes e sigurisë, politikës së jashtme si edhe mbi rolin konstruktiv të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAKERAT I VJEDHIN POZA INTIME/ Kërcënohet privatësia e ish të dashurës së Quagliarellës (FOTO)
Previous article NIS ME PËRFORCIMET E VERËS/ Skënderbeu gati të transferojë portierin e Kombëtares, ja shkaku kryesor

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT