• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BASHKËPUNËTORI X”/ Braçe: E tmerrshme që Basha të degradojë opozitën në një element të MAFIAS. Nuk…
Home
Shqipëri

“BASHKËPUNËTORI X”/ Braçe: E tmerrshme që Basha të degradojë opozitën në një element të MAFIAS. Nuk…

17 May, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Disa orë pas paraqitjes së superdëshmitarit të PD si ‘bashkëpunëtori X’ në audio-përgjimin, ku pretendohet nga opozita se përfshihet dhe vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, ka ardhur akuza e fortë nga deputeti i Partisë Socialiste.

Ligjvënësi i majtë, Erjon Braçe, e akuzon kreun e PD, Lulzim Basha, se po bashkëpunon me krimin dhe mafien, duke degraduar opozitën.

Nga Erjon Braçe

Nje jave me pare, te enjten-10 maj, fill pas akuzave te Lulzim Bashes dhe, dy ish- ministrave te tij te Drejtesise ndaj ministrit te Brendshem Fatmir Xhafaj, shkruajta:

Mafia sulmon kështu.

Nga informacioni qe disponoja, isha i bindur se ishte nje sulm i Mafia-s.

Mafia nuk eshte asgje me shume se sa nje bashkim kriminal i politikaneve te korruptuar, prokuroreve e gjykatesve te korruptuar- emeruar nga te paret e garant per ta, krimineleve ordinere si lidhje dhe permbarues te puneve te ndyra te dy grupimeve te mesiperme.

Sot, pas deshmise se “Bashkepunetorit X”, dhene e shperndare nga partia me e madhe e opozites ne vend, nuk kam me asnje dyshim se, “videopergjimi” me te cilin nisi sulmi eshte ne menyren me te qarte te mundshme nje “videoinskenim” i organizuar nga mafia!

Telefoni dhe profilet e mia, jane mbushur prej dy oresh me “hahahahahahahaha”-te qeshura te zgjatura, referuar deshmise se “Bashkepunetorit X” te Lulzim Bashes.

Mua nuk me qeshet dhe, kujtdo qe po qesh prej dy oresh, dua ti them qarte:

Refuzoj qe kete ta kaloj me te qeshura dhe nuk do lejoj kerkend, ne partine time e me gjere, ta kaloj me te qeshura kete.

Gjithe cfare ka ndodhur prej te merkures qe shkoi e deri me sot, është një krim i rëndë.

Dje risolla ne vemendje “Grushtin e Shtetit te 14 Shtatorit 1998”, me arme, madje te renda ai;

Ky qe eshte konsumuar gjate kesaj jave eshte nje “Grusht Shteti i Bardhe”, organizuar e konsumuar deri ne kete pike nga MAFIA, kunder institucioneve kushtetuese e publike te SIGURISE, ne krye te te cilave eshte ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj.

Eshte uleritese qe, ne krye te ketij sulmi te MAFIA-s eshte Opozita!

Opozita eshte nje institucion kushtetues ne kete vend, referuar Kushtetutes se Republikes gjithnje e jo thjesht nisur nga radhitja e Lulzim Bashes pas Presidentit, kryetarit te Kuvendit e kryeministrit.

Eshte e tmerrshme qe, Opozita te degradoje nga nje institucion kushtetues ne nje organizate kriminale brenda MAFIA-s, lidhur e bere gonxhe me kriminele ordinere, perfshire ne nje mashtrim kriminal, shantazh po te tille, brenda nje sulmi qe synon destabilizimin e qeverisjes kushtetuese dhe vendit!

Videoinskenimi eshte produkti dhe deshmia publike per kete!

Ndaj ky krim nuk kalon me te qeshura, sic shume krime te tjera konsumuar e harruar ne kete vend.

Nuk kalon as me raport mjekesor sic edhe nje here sot, kur dy ministra te Drejtesise dhe nje deputet nuk u paraqiten ne Prokurori.

Ky krim kerkon hetim dhe ndeshkim.

Domethene ky krim kerkon ligj dhe burg!

Po po, kete here duhet te jete burgu ne mes per cilindo te perfshire, pa perjashtuar kerkend, as Lulzim Bashen, madje me te duhet te nise.

Kush tani do me kujtoje se ai eshte kreu i Opozites dhe se nuk mund te lihet vendi pa Opozite, duhet te kuptoje se eshte krim edhe me i madh degradimi i Opozites ne nje element te MAFIA-s.

Krimi me videoinskenimin, eshte nje rrezik i tmerrshem per lirite dhe te drejtat e individeve ne kete vend, po aq edhe per institucionet kushtetuese e publike te shtetit!

Kush e fal apo amniston, do marre luften me vete!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIGUE 1/ Buffon shumë pranë transferimit te PSG
Previous article A jeni kuriozë? Ja si duket vajza e vogël e Valbona Selimllarit, një kopje e... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT