• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bashkëjetesa, çfarë duhet të dini para se të bëni hapin e madh
Home
Jetë

Bashkëjetesa, çfarë duhet të dini para se të bëni hapin e madh

31 July, 2018 Sadik.Autor Jetë

Nëse vendosni të ndërmerrni hapin për t’u shpërngulur në një shtëpi me të dashurin, ose të dashurën tuaj, është shumë e vështirë për t’u kthyer pas.

Sipas Instruktorit të Takimeve dhe Ekspertit të Marrëdhënieve, James Preece do të jeni gati për të bashkëjetuar kur të dy bini dakord që kjo është koha e duhur dhe jo sepse duhet ta bëni. Të dy bashkë duhet ta doni vërtetë këtë gjë dhe për arsyet e duhura.

Kështu që mos u shpërngulni për të jetuar me të dashurin/ën tuaj vetëm sepse afati i qirasë përfundon në të njëjtën kohë, pasi nuk duhet të vendosni të bashkëjetoni për interes.

Dhe para se ta ndërmerrni këtë hap, Preece thotë se duhen konsideruar gjërat më kryesore, në mënyrë që të shmangen problemet më vonë.

“Fillimisht flisni për buxhetin, se kush do të paguajë për çfarë. Paratë mund të rezultojnë si një faktor që çojnë në ndarjen e çiftit, nëse nuk është një çështje e qartë që në fillim”, u shpreh ai për “The Independent”.

“Bashkëjetesa mund t’ju afrojë shumë, por mund të zmadhojë edhe problemet ekzistuese. Nëse keni mosmarrëveshje duhet t’i zgjidhni para se të bashkëjetoni dhe më pas shpenzoni çdo ditë dhe natë bashkë, pa asnjë shpëtim. Nëse jeni gati për çfarë do lloj gjëje që ju pret para, bashkëjetesa mund të funksionojë”, shton Preece.

Nga ana tjetër, ekspertja Madeleine Mason thekson se nuk është e përcaktuar sesa kohë duhet të shpenzoni bashkë para se të bashkëjetoni, por janë disa pika që duhet të keni parasysh.

Ajo tregon se janë katër hapa kryesore për t’u arritur apo për t’u diskutuar që në fillim:

1. Duhet të jeni në një marrëdhënie të mirëfilltë, ose të paktën të jeni sqaruar për natyrën e marrëdhënies suaj. Gjithashtu duhet të keni takuar familjen dhe shoqërinë e njëri-tjetrit.

2. Duhet të keni diskutuar rreth të ardhmes, se çfarë dëshironi të arrini, çfarë lloj jetese dëshironi, nëse doni të martoheni dhe të keni fëmijë, apo jo.

3. Duhet të keni folur për gjendjen financiare të njëri-tjetrit dhe si mund të jetë ajo në të ardhmen. Mason shton se duhet të diskutoni nëse do të bleni një shtëpi bashkë.

4. Të dy duhet të jeni dakord dhe të dëshironi të bashkëjetoni pa detyrim, pa ndjenja faji apo sepse ju përshtatet financiarisht. “Gjeni një shok/shoqe dhome më mirë”, këshillon Mason.

Kështu që nëse të dy dëshironi vërtet të bashkëjetoni dhe e keni gjendjen financiare të sistemuar, atëherë vazhdoni dhe bëjeni të dashurin/ën tuaj, bashkëjetues.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RRALLË/ Fiton para në Instagram, por s’është qenie njerëzore... (FOTO)
Previous article ZËVËNDËSUESI I DE ROSSIT/ Steven N’Zonzi kërkon pagë të lartë, Roma… mendohet

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT