• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Basha viziton një familje të varfër në Lezhë: Edi Rama ju thotë vetëm gënjeshtra
Home
Shqipëri

Basha viziton një familje të varfër në Lezhë: Edi Rama ju thotë vetëm gënjeshtra

11 March, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar një familje në Lezhë e cila sipas tij është përjashtuar nga ndihma ekonomike dhe ka mbetur në mëshirë të fatit.

“Në parlament opozita do të tregojë të v​ërtetat e baballarëve dhe nënave të Lezhës që, pas heqjes së ndihmës ekonomike, janë detyruar të shesin gjak apo të lypin për të ushqyer fëmijët.

Ne kemi ardhur për të qarë hallin me ju dhe për të ngritur zërin për ju. Se opozita vetëm fjalën ka. Do ta ngremë zërin për ju.

Do të tregojmë të vërtetën tuaj jo gënjeshtrat që ju thotë Edi Rama. Do t’i themi se u ke hequr bukën njerëzve më të pamundur, më në nevojë dhe të luftojmë t’ju kthejmë ndihmën ekonomike.

Qeveria nuk e ka bërë akoma transparencën e pikëve që ka nxjerrë jashtë skemës së ndihmës mbi 20 mijë familje të varfra.

Në datën 15 Mars opozita ka thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama, i cili nuk ka prioritet uljen e varfërisë në vend.

Nëse qeveria e tij do të reduktonte shpenzimet e luksit, ato do të mjaftonin për të paguar ndihmën ekonomike për 30 mijë familje,” thotë Basha për familjarët.

Njoftimi i plotë i Partisë Demokratike

Në parlament opozita do të tregojë të v​ërtetat e baballarëve dhe nënave të Lezhës që, pas heqjes së ndihmës ekonomike, janë detyruar të shesin gjak apo të lypin për të ushqyer fëmijët.

Kryetari i PD Lulzim Basha vizitoi disa familje në Lezhë që janë përjashtuar nga ndihma ekonomike dhe kanë mbetur në mëshirë të fatit, pa asnjë të ardhur. Rasti i Ardian Danit, është ai i babait që, pas vdekjes së bashkëshortes, rrit i vetëm 3 fëmijë të mitur. Pas heqjes së ndihmës ekonomike lypja në rrugë dhe shitja e gjakut është e vetmja mënyrë mbijetese për Ardianin.

“E kam bërë mbrëmë një copë byrek, rafti ja ku është bosh. Tek Kryqi i Kuq kam dhënë gjak. Për çfarë? Vetëm për të mbajtur fëmijët me një pako makarona. Frigoriferi nuk punon. Urdhëro. (Frigoriferi bosh) Gjak trupi po jap, vetëm me rrit tre jetimë”.

Agentina Bacaj është kryefamiljare, nënë e tre fëmijëve, e zhytur në dëshpërim pas heqjes së ndihmës ekonomike. Të katërt jetojnë në një dhomë me qera, në kushte të mjerueshme, por pa ndihmë ekonomike, sepse vajza e madhe e saj kishte bërë praktikë dy muaj në një vend pune.

Agentina: Kam katër muaj pa paguar qera. Më japin bukë për sevap. Më mirë më shku me u mbyt me tre kalamaj.

Basha: Jo, jo. Kemi ardhur për të thënë që jemi në krahun tënd e të fëmijëve të tu. E rëndë është situata, por vetëm nuk të lëmë.

Gjendja është po kaq e rendë në familjet e Leonora Lukës, nënë e tre fëmijëve, e Hyrije Berishës, që jeton në kushte ekstremë varfërie dhe mbijeton me lëmoshë, Afërdita Lugjës, nëna e dhunuar e tre fëmijëve, që jeton në skamje me urdhër mbrojtje, por pa bukë për fëmijët, e Dorinës, nënës 22 vjeçare, që rrit e vetme në 10 metra katror tre femijë të mitur, e Bashkim Mekrizvanit, i cili jeton duke mbledhur kanoçe për të siguruar disa të ardhura për ilaçet e vajzës Xhonana me sëmundje të rëndë. Ai i tregoi Bashës se edhe energjinë elektrike ia kishin prerë dhe nuk kishte asnjë të ardhur tjetër perveç ndihmës ekonomike.

“Ne më mirë me u myt në det.”- u shpreh i dëshpëruar kryefamiljari i pashpresë.

Basha: Ne kemi ardhur për të qarë hallin me ju dhe për të ngritur zërin për ju. Se opozita vetëm fjalën ka. Do ta ngremë zërin për ju. Do të tregojmë të vërtetën tuaj jo gënjeshtrat që ju thotë Edi Rama. Do t’i themi se u ke hequr bukën njerëzve më të pamundur, më në nevojë dhe të luftojmë t’ju kthejmë ndihmën ekonomike.”

Qeveria nuk e ka bërë akoma transparencën e pikëve që ka nxjerrë jashtë skemës së ndihmës mbi 20 mijë familje të varfra. Në datën 15 Mars opozita ka thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama, i cili nuk ka prioritet uljen e varfërisë në vend. Nëse qeveria e tij do të reduktonte shpenzimet e luksit, ato do të mjaftonin për të paguar ndihmën ekonomike për 30 mijë familje. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rrëfehet tifozi që anuloi golin e Partizanit: Doja të respektoja Trashin, kërkova falje
Previous article Edhe Manchester City hyn në garë për Martinezin

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe Breaking News

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli” Politikë

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT