• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Basha tregon nenin e Kodit Penal: Si e ndryshoi Xhafaj ligjin për të mbrojtur vëllain e tij
Home
Shqipëri

Basha tregon nenin e Kodit Penal: Si e ndryshoi Xhafaj ligjin për të mbrojtur vëllain e tij

10 May, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Një ditë pas publikimit të dosjes për vëllanë e ministrit të Brendshëm, për dënimin e tij në Itali, kreu i PD-së, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit, ka lëshuar akuza të fortë në adresë të Xhafajt, duke paralajmëruar se sot do të dalin fakte të tjera tronditëse për përgjegjësinë e Ministrit të Brendshëm.

“Është një nga moment kataklizmike të demokracisë 27 vjecare të vendit, në këtë sallë para disa muajsh Fatmir Xhafaj, MB mohoi dënimin e vëllait për trafik droge, ai tha se kjo është cështje e sajuar nga opozita, nuk ka fakte e prova. Dje PD publikoi informacionin e sapombërritur, vendimin e dënimit të Agron Xhafajt dhe dosjen e plotë.

Në mbrëmje Xhafaj mblodhi kurajon për të mërmëritur para kamerave se vëllai ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar, faktet provojnë të kundërtën, vëllai i Xhafajt është drejtuesi i një organizate kriminale që vepronte mes Shqipërisë, Italisë, Polonisë dhe SHBA për importimin e drogës nga Shqipëria, është furnizuesi me heroinë, kokainë dhe marijuanë.

Kjo dosje e bën të qartë se Agron Xhafaj është dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal për trafik ndërkombëtar. Vendimi tregon se Xhafaj është dënuar për drejtimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, tërheqjen direkte të drogës të transportuar nga Shqipëria, për mbajtje, dhënie, marrje dhe shitje të lëndës narkotike. Pjesëtar dhe një nga krerët e bandës ndërkombëtare.

Ky është vëllai i Fatmir Xhafajt i dënuar, por që jeton i lirë në Shqipëri. Dje Xhafaj tha se nuk ka asnjë përgjegjësi, e vërteta tronditëse është se Xhafaj ka përgjegjësi ligjore, politike dhe penale. Sipas ligjit detyrë e MB është identifikimi i personave të dënuar me vendim të formës së prerë, dhe të merrnin masat që ai të arrestohej dhe ekstradohej për të vuajtur dënimin.

Dje Xhafaj deklaroi se në raport me cështjen e dënimit të vëllait nuk ka pasur asnjë lloj pushteti për të ndikuar në asnjë lloj forme mbi të. Xhafaj provohet se në detyrën si kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi ka ndryshuar përmes falsifikimit Kodin e Procedurës Penale për të mbrojtur Agron Xhafajn. Shqipëria është i vetmi vend në Botë që ka ministër të brendshëm vëllain e një trafikanti të dënuar droge. Xhafaj ka falsifikuar procesverbalet zyrtare të Parlamentit. Xhafaj është vetë koka, është vetë peshku i madh, ku i vëllai bën trafikun e kokainës dhe ai e mbron përmes falsifikimit.

Neni 491 si ishte 

neni 491 si ishte

Neni 491 i Kodit të Procedurës Penale (si u bë)

Mospranimi i kërkesës për ekstradim
(Ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017)
Nuk mund te jepet ekstradimi:
….
f) kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Milani i fiksuar pas sulmuesit italian që po shkëlqen në kampionatin spanjoll
Previous article Drogë nga Maroku në Spanjë e Itali, goditet rrjeti, në pranga edhe shqiptarë

Redaktor2

Postime të ngjashme

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT