Basha nuk reziston pa mashtruar, e ka thene Topalli dhe ndoshta eshte postulati i saj me i arte gjate gjithe karrieres politike, teksa thote qe Lulin as per oren te mos e pyesin se te genjen.
Dje u raportua në media se ditët e fundvitit nuk do të ishin pushim për Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Lajmi që u shpërnda, tregonte se ai ishte i preokopuar dhe se nuk do të kishte festa në fundjavë, por punë e aksion opozitar.
Në media u përhap lajmi nga zyra e shtypit të PD -ës, se Basha do të zhvillonte një seri takimesh, në formën e bashkëbisedimit me qytetarët për krizën ekonomike, politike dhe kushtetuese ku ndodhet Shqipëria.
Për Lulin s‘do kishte pushim por vetëm punë.
Por, si gjithnjë e gjithë kjo servirje në media ka qenë thjesht një farsë dhe në këtë mënyrë Basha është “kapur” duke gënjyer.
Burime i thanë City News, se ai ka ikur të festojë këtë fundjavë në Stamboll ditëlindjen e një prej bisnezmenëve kryesorë në vend.
Informacioni në media, jepet se Luli do të jetë në punë, në krye të opozitës ndërkohë, Luli hedh në valle në Stamboll.
Ai ha dhe pi me ata që i quan oligarkë dhe vjen në Shqipëri më pas, i fut një konferencë shtypi buzëqesh dhe kujton se do gënjejë shqiptarët me kronika mshtruese se është në punë.
As dje dhe as sot eskorta e tij nuk ka hyrë në selinë e Partisë Demokratike dhe nuk nuk ka asnjë takim të planifikuar në rrethe ashtu siç u raportua.
Burime nga sekretariati i organizimit thanë se, axhendë takimesh mund të ketë javën e ardhshme.


