Në një deklaratë për mediat jashtë selisë blu, kreu i partisë demokratike Lulzim Basha tha se Rama e ka kthyer kuvendin në gjykatë.
Pjesë nga deklrata:
“Rama, do ligjin për të mbrojtur peshqit e mëdhenj. Ai po kthen në ligj modelin që mbrojti Sajmir Tahirin. Rama po zhbën shtyllën e reformes në drejtësi.
Partia demokratike, do kundershtojë ndryshimet në rregullore.
Kushdo që priste arrestimin e peshqve të mëdhenj, tani do të përballet me cironka. Kjo do e kthejë SPAK-un në një organizatë jo qeveritare. Do të jetë Rama ai që do vendosë për arrestimin, u shpreh Basha.
/AlpeNews.al/


