Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në fshatrat e përmbytur në jug të vendit.
Basha në profilin e tij zyrtar në facebook, ka publikuar disa foto të gjendjes së rëndë në cilën ndodhen këto zona.
Por ajo që ka bërë përshtypje në këtë postim të Bashës, është se nuk ka akuza për menaxhimin që po i bën qeveria kësaj situate.
“U kërkoj autoriteteve qëndrore dhe lokale të dërgojnë urgjent ndihma në Fier dhe Vlorë, të evidentojnë dëmet dhe të dëshpërblejnë banorët”,- shkruan Basha ndër të tjera në facebook.



