Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ftuar qytetarët e Pogradecit për protestën e 27 janarit.
Ai thotë se në këtë datë do të mundësohet bashkimi i shqiptarëve kundër padrejtësisë, kundër varfërisë, kundër aleancës së qeverisë me krimin.
Kreu i opozitës tha se qeveria aktuale nuk është maxhoranca reale, por krahu politik i përfaqësuesve të klaneve të krimit dhe drogës.
Ndërkohë ai ka prerë edhe një tortë me deputetin e zonës Klevis Balliu.
“Do të blejë 400 milionë makina luksi për veten e tij.
Ka harxhuar 300 milionë euro për zyra, për udhëtime luksi dhe nuk gjen para për të blerë ilaçet për të sëmurët, nuk gjen para për të rritur pensionet siç ka premtuar 100 mijë lekë çdo vit.
Nëse je i papunë dhe po mendon të largohesh, mos u largo!
Eja me ne në sheshin e protestës! Nëse je i ri dhe nuk gjen dot punë, mos e ul kokën, por bashkohu me ne në sheshin e protestës!
Ta nisim ndryshimin e madh ditën e shtunë me 27 janar për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa!” u shpreh Basha.
/tema





