Përfundon mbledhja e grupit parlamentar i Partisë Demokratike. Mësohet se në këtë mbledhje u vendos data 26 maj për mbajtjen e potestës së opozitës, po kështu është biseduar edhe pë zgjedhjet e brendshme në PD.
Vendi i protestës është ende i papërcaktuuar. Kujtojmë se ditën e djeshme gjatë një takimi mes Bashës dhe aleatët të PD, u vendos që të riktheheshin protestat, ndërsa ajo u caktua të mbahej të shtunën që vjen.
Kjo lëvizje erdhi pas zhvillimeve të fundit politike, ku opozita prej disa ditësh po akuzon ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se po mbron vëllain e tij që sipas tyre është i lidhur me trafikun e drogës. Ndonëse ata kërkuan dorëheqjen e Xhafajt, kjo gjë nuk u pranua as nga ministri dhe as nga kryeministri.


