Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka komentuar shkrimin e publikuar në revistën amerikane “Mother Jones”.
I ftuar tek “Opinion” i Blendi Fevziut, ai ka mohuar në mënyrë kategorike lidhjet e PD me rusët, madje shprehet se është kryeminsitri Edi Rama, ai që ka lidhje me ta.
“Në tetor 2016 ka takuar kompaninë ruse të naftës Gunvor, të Genadi Timcenku, që është në listën e zezë të amerikanëve për shkelje të sanksioneve në Ukrainë.
Do ti lidhje me rusët? E ka bërë dhe publike, përveç në mënyrë publike e ka takuar edhe jashtë zyrës, heto pak lidhjet ruse që ka Rama me kopaninë turke që ka caktuar për të ndërtuar aeroportin e Vlorës. Shiko pak lidhjen e Ramës me Vucic që blen armë në Rusi. Shiko pak tezat për shkëmbimbet e territoreve,” tha Basha.