Ne nje situate jo normale, teksa kreu i PD-se, Lulzim Basha vazhdon te qendroje ne foltore dhe opozita kembengul nga vendi qe t’i lejohet te vazhdoje te flase, kreu i Kuvendit, Ruci ka kaluar per votim ligjet e percaktuara ne rendin e dites.
Nje jave para mbledhjes se Keshillit te Ministrave te BE-se per te votuar hapjen e negociatave te Shqiperise, Parlamenti ne Tirane eshte kthyer serish ne arene debati mes qeverise dhe opozites.
Kryetari i PD-se, Basha mori fjalen dhe ne fillim te saj tha se Gjermania ka deklaruar voten e saj kunder, por pas 2 minutash Ruçi i nderpreu fjalen.