• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BASHA NË KAMËZ/ Qytetarja ankohet për Xhelal Mziun: Nuk më pret në zyrë, kur i kërkoj takim më… (VIDEO)
Home
Politikë

BASHA NË KAMËZ/ Qytetarja ankohet për Xhelal Mziun: Nuk më pret në zyrë, kur i kërkoj takim më… (VIDEO)

30 January, 2019 k.autor Politikë

Në vijim të takimeve me qytetarët, para protestës së 16 shkurtit kreu i opozitës Lulzim Basha është ndalur të mërkurën në Kamëz i shoqëruar nga Xhelal Mziu, kreu i Bashkisë. Një nga banoret i ka shprehur hallin e saj për marrjen e pensionit, për burrin e sëmurë ndërsa ka treguar që një nga zyrat ku ka kërkuar ndihmë ka qenë edhe ajo Bashkisë së Kamzës, por asnjëherë nuk është pritur, për t’í dhënë një zgjidhje.

Kryetari i opozitës. Lulzim Basha në vijim të takimeve të tij me qytetarë përpara protestës së 16 Shkurtit është ndalur në Kamëz. I shoqëruar nga kreu i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, Basha është takuar me qytetarë për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Dhe pse qëllimi i takimeve është keqqeverisja nga kryeministri Edi Rama, duket se dhe vetë të zgjedhurit e PD nuk qeverisin siç duhet.

Një prej banoreve pasi ka shpjeguar hallin e saj për marrjen e pensionit për burrin e sëmurë ka treguar dhe zyrat ku ka kërkuar ndihmë. Një nga këto zyra është dhe vetë Bashkia e Kamzës ku qytetarja i ankohet Bashës duke i thënë se dhe në këtë institucion, drejtuesi Mziu nuk e pret por fshihet dhe nuk e lejojnë që të shkojë në zyrën e tij.

I vënë në vështirësi Mziu është përpjekur që situatën e tensionuar ta kalojë me buzëqeshje, i mbështetur dhe nga militantët e tjerë por e moshuar vazhdon duke i thënë Bashës, “kryetari Mziu nuk më pret në zyrë”. Duket se Basha nuk duhet të kontrollojë dhe denoncojë keq qeverisjen e Ramës, por duhet që dhe të denoncojë rastet kur të zgjedhurit e tij, nuk i presin dhe zgjidhin hallet qytetarëve.

Ankesa e qytetares nga Kamza te Basha

Qytetarja: Kryetar unë e kam burrin e sëmurë  prej 3 vitesh. Pensionin nuk ja japin. 600 mijë lekë duhen për siguracion, unë nuk kam mundësi ekonomike.  Kryetari e di.  Shkoj tek Xhelali, ai fshihet. Unë shkoj ankohem tek kryetari  ai nuk më pret. Pa drita jam, pa ujë . Përkrahjen si t’ju teket e caktojnë, njëherë e heqin njëherë e venë.  Djalin e kam bërë operim , nuk di ku  të drejtohem. Unë nuk kam mundësi ekonomike.

Basha: Një nga hilet e qeverisë për të mos ju dhënë ju të drejtat tuaja është që i ka larguar zyrat që duhen të merren vendimet për qytetarët, në vendet ku ju nuk shkoni dot. Një nga parimet tona të Partisë Demokratike ëshntë që qeverisja duhet jetë sa më afër qytetarit, që të zgjidhin hallet e tyre.  Zyrat që zgjidhin hallet e qytetarëve, duhet të jenë afër qytetarëve. Ju s’dini ku të drejtoheni. Kjo do të marrë fund. Pjesë e planit tonë është që ti decentralizojmë këto kompetenca e t’ja japim bashkive. Ne do ti japim pushtetit vendor këto kompetenca dhe fonde afër lagjeve, ku t’u jepet zgjidhje problemeve sociale të qytetarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARREST NË FLAGRANCË/ Qëlloi me automatik në Durrës. Akuzohet për...
Previous article “Blerja më e keqe e historisë, na e futën ata që...”, Mbrojtësi zviceran në qendër të kritikave

k.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT