Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, kreu Lulzim basha ka mbajtur një deklaratë për mediat. Duke folur para gazetarëve Basha u shpreh se projekti 1 miliardësh i qeverisë për buxhetin e 2018 është thjeshtë pastrim i parave të krimit dhe drogës.
‘Është krijuar 3-këndëshi, shtet kriminal-karteli i drogës-ekonomia kriminale. Oligarkët po pastrojnë paratë dhe trafikantë që blejnë bizneset’, tha Basha.
Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:
Nuk është më kultivimi i kanabisit veprimtaria kryesore. Fusha e parë është trafiku i heroinë dhe kokainë dhe e dyta kafshimi i ekonomisë shqiptare, dmth krimi po zhvendoset në ndërtim, në Bankat e Shqipërisë
Pra nga malet e fushët po zhvendoset në sheshet e Shqipërisë dhe të famshmin projekt 1 miliard euro të Edi Ramës. Një biznes që fërgon peshq nga peshkatari i zonës, nëse kalon xhiron 2 milionë lekë, duhet të paguajë peshq.
Kurse baronët e drogës si Balili nuk do paguajnë tatim fitimi. Tek ai biznesi i vogël që fërgon peshkun, pra do paguash 20% TVSH, Kurse të hash aragostën apo ngjalën tek Santa Quaranta s’ka taksa.
Ja çfarë po bën, pasi e mbushi Shqipërinë me drogë, pasi e zhyti në kolap financiar, pasi fukarenjtë e shesin drogën sot më lirë se çaji’.