• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BASHA KUJTON 2 POETËT E PUSHKATUAR/ I  nipi e nxjerr BLOF: Djalin e dëshmitarit, ti e vure…
Home
Politikë

BASHA KUJTON 2 POETËT E PUSHKATUAR/ I nipi e nxjerr BLOF: Djalin e dëshmitarit, ti e vure…

17 July, 2019 Lubjana.autor Breaking News, Politikë

Me anë të një komenti nipi i poetit të pushkatuar Vilson Blloshmit, ka thënë se Basha ka emëruar si kryetar PD-je djalin e personit që dëshmoi kundër dy poetëve.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një shkrimi ka kujtuar vrasjen e dy poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, ngjarje kjo e ndodhur 42 vite më parë. Por nipi i Vilson Blloshmit, Ilirjan Blloshmi me anë të një komenti ka nxjerrë blof Bashën duke e akuzuar  se djalin e atij që dëshmoi kundër Vilsonit dhe Gencit ai e ka vendosur kryetar të PD-së

“42 vjet më parë, diktatura komuniste vrau dy poetë në Librazhd, Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën. Instrumenti i terrorit, Sigurimi i Shtetit, pushkatoi natën e 17 korrikut dy të rinjtë poetë vetëm pse guxuan të përshkruanin figurativisht në poezi Saharanë që mbizotëronte në realitetin shqiptar. Në fillim të dekadës, në vitin 1971, Sigurimi kishte vendosur një tjetër rekord të zi, kishte pushkatuar Dom Shtjefën Kurtin, vetëm se kishte pagëzuar një fëmijë. Pushkatimi i dy poetëve ishte një gjëmë që regjimi po deklaronte se do e kthente në normë: cilido intelektual që do mendonte me mendjen e tij dhe do të guxonte ta shprehte sadopak mendimin e tij në shoqëri do ndëshkohej rëndë. Diktatura e mbante fjalën kur ishte fjala për të shtypur intelektualët. Dënimi me varje i poetit Havzi Nela 11 vjet më vonë, i fundit dënim me varje i një poeti në Evropën ish-komuniste, ishte tregues se monstra diktatoriale nuk hiqte dorë deri në fund nga dhuna ndaj intelektualëve. 42 vjet me vonë, shohim kudo shenjat shqetësuese se intelektuali shqiptar po intimidohet, po tulatet, po detyrohet të mbyllë gojën, apo në rast se nuk bindet, po hiqet nga puna, duke e detyruar kështu të largohet nga vendi. Kudo shohim tabelat mediatike të shndërruara në fletërrufe të qeverisë që kërcënojnë intelektualët, që synojnë të damkosin profesionistët dhe që në një përpjekje antishqiptare ngrenë në piedestal hajnin, dallkaukun e xhahilin. Prandaj kjo ditë, ky përkujtim për Vilson Blloshmin e Genc Lekën bëj thirrje që të na shërbejë për t’i ndihmuar intelektualët, për të qenë solidarë me ta dhe për t’u bërë jehonë qendrimeve të tyre, denoncimeve të tyre, pasi sot më shumë se kurrë denoncimet e intelektualëve janë pasuria më e madhe që kemi në përballjen me të ligën. Qëndresa e Aleancës së Teatrit dhe pedagogëve e akademikëve, janë prova se metastazat e reja të asaj diktature që u mori jetën poetëve nuk do t’ja dalin dhe se pasardhësit e atyre xhahilëve që kërkonin bakshishe pse kishin përndjekur e paditur klerikë që kryenin misionin e tyre për lehtësimin e plagëve të besimtarëve që e ushtronin lutjen ndaj Zotit veç në klandestinitet, nuk do të çimentohen në kolltuqet e qeverisë. Shkrimtari Ismail Kadare, në parathënien e librit të Sadik Bejkos “Vilsoni dhe Genci” e përcakton betejën e poetëve, ashtu si edhe të klerikëve, një betejë të shqiptarëve për të mbrojtur rrënjët e tyre në Perëndim. Në 42-vjetorin e pushkatimit të poetëve, mund të them me krenari se armata e qytetarëve shqiptarë të bashkuar rreth vlerave të Perëndimit është forcuar, por beteja ende nuk ka mbaruar. Ndaj metastazave që ëndërrojnë të mbrojnë krimet e diktaturës dhe të dënojnë çdo intelektual që guxon të denoncojë gjëmat dhe bëmat e një nomenklature hajdute dhe të lidhur me krimin, nuk duhet reshtur beteja, çdo ditë, kudo, deri në triumfin ndaj të keqes. 42 vjet më vonë, para nesh nuk është Saharaja e poetëve të Bërzhezhtës së Librazhdit, por agonia e një klike sa hajdute dhe kriminale, aq edhe injorante dhe anti perëndimore, që lajmëron shuarjen e vet, pikërisht se u ka shpallur publikisht luftë poetëve, shkencëtarëve, pedagogëve dhe intelektualëve të këtij vendi. Mirënjohje përjetë Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës! I pavdekshëm qoftë kujtimi i tyre”, shkruan Basha në FB.

Por atij i është përgjigjur me një koment poshtë statusit, nipi i Vilson Blloshmit.

“Por kur erdhe ti ne krye te PD-se. Vendose te birin e Aqif Lekes ne krye te PD-së. Aqif Leka i ka dale deshmitar Vilson Blloshmit dhe Genc Lekes”, shkruan Ilirjan Blloshmi poshtë statusit të Bashës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Pse Perëndimi po vendos vijat e kuqe, për “pazarin” në Tiranë?
Previous article SKADIMI I KARTAVE ID/ Lleshaj jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT