Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas sekuestrimit të të paktën 613 kg lëndësh narkotike e dyshuar si kokainë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Basha shkruan se Rama dhe Xhafaj kanë dalë në dy deklarata të ndryshme dhe janë krejt të pabesueshëm.
REAGIMI I PLOTE
Deklarata e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha
Kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeveri.
Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë aq të pabesueshëm saqë i pari i bandës thotë se operacioni për kokainën ishte rezultat vetëm i agjencive shqiptare, ndërsa i dyti thotë se kapja u krye në bashkëpunim me agjencitë e huaja.
Cilin nga klanet e drogës duhet të besojmë? Atë të Edi Ramës, pra klanin e kokainës së Xibrakës, apo klanin e Bolonjës së Agron Xhafajt i cili ka përvojë më të gjatë me trafikun e drogës nga Amerika Latine, për të cilin është dënuar në Itali.
Ndërkohë ky që i kapën 613 kg kokainë sot, dhe që është larguar në drejtim të paditur, paska bërë 97 rrugë Kolumbie nën hundën e Edi Ramës dhe Tahir-Xhafajve të tij.


