• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BASHA KA LLOC TRE HERË”/ Veliaj: Rama drejt një fitore të 3-të bindëse si Kryeministër
Home
Politikë

“BASHA KA LLOC TRE HERË”/ Veliaj: Rama drejt një fitore të 3-të bindëse si Kryeministër

17 February, 2020 F.autor Politikë

Kryebashkiaku Erion Veliaj shpreh bindjen e plotë se Lulzim Basha nuk do të bëhet kurrë kryeministër. Në një intervistë për “Real Story”, ai tha se Basha e tregoi kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës se nuk ia doli dot, ndaj nuk ka asnjë shans për të fituar, pasi qytetarët e kanë provuar që s’di të bëjë asgjë. Veliaj shtoi se Kryeministri Edi Rama i drejtohet një fitoreje të 3-të bindëse në zgjedhjet e radhës dhe mezi pret që të rinisë një bashkëpunim si kurrë më parë të një kryeministri dhe të një kryetari bashkie në Tiranë.

“Ai që është i suksesshëm në bashki, u bë kryeministër, ndërkohë që ai që nuk ishte i suksesshëm në bashki dhe nuk performoi dot, ka 3 herë që lloc. Edi Rama i drejtohet një fitoreje të 3-të bindëse si kryeministër i Shqipërisë dhe mezi pres të rifillojmë prapë një bashkëpunim si kurrë më parë të një kryeministri dhe të një kryetari bashkie në Tiranë. Për mua ka qenë një shans i jashtëzakonshëm bashkëpunimi me Edin, për mua ka qenë një ditë që s’duhet humbur, se nuk të vjen kurrë një shans që kryetari i bashkisë dhe kryeministri të gjejnë gjuhën, njëri të ketë pasur punën e tjetrit dhe të ‘klikojnë’ kaq shpejt. Për të gjitha këto arsye mezi pres betejën e radhës, fitoren e radhës, edhe punët e radhës për Tiranën dhe për Shqipërinë”, theksoi Veliaj.

Mandej, ai e ka cilësuar një bekim mundësinë për t’i shërbyer qytetit dhe qytetarëve të Tiranës. “Sa për mua, jam i fokusuar te kjo punë. Sa kam filluar mandatin e dytë edhe me ligj kemi edhe një mundësi, e nëse marrim edhe uratën nga publiku, për mua është një bekim t’i shërbej këtij qyteti. Kështu që, jam shumë i fokusuar këtu”, tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRJASHTIMI I CITYT/ Vjen deklarata e FORTË: E meritonin...
Previous article FJALË ZEMRE PËR ALKETA VEJSIUN/ Vera Grabocka: Nise të shfaqesh si befasi në skenën e një bote të madhe, jam e lumtur që…

F.autor

Postime të ngjashme

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT