• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BASHA GATI SPASTRIMIN TEK PD/ Nga Paloka e Ristani tek Spaho, kush ikën dhe kush vjen?
Home
Politikë

BASHA GATI SPASTRIMIN TEK PD/ Nga Paloka e Ristani tek Spaho, kush ikën dhe kush vjen?

19 June, 2021 Delo.autor Politikë

Lulzim Basha po nxiton të mbyllë me shpejtësi kapjen e çdo posti drejtues në PD dhe largimin e çdo zëri të fortë kritik që kërkon ndryshim apo mendon se Basha, humbi vërtet zgjedhjet.

Burime zyrtare nga PD i thanë se menjëherë pas analizës do ecet me zgjedhjen e strukturave drejtuese në qendër, përshfirë Kryesinë, Sekretariatin, Këshillin Kombëtar e deri tek degët e PD që do futen të gjitha në proces zgjedhor, kryetarët lokalë që nuk kapën targetet e Bashës do largohen të gjithë.

Ky proces riorganizimi duket të jetë qartazi një spastrim dhe forcim i pozitave të Lulzim Bashës në krye të PD, që tashmë synon të çimentojë çdo post me njerëz që mendojnë si ai dhe nuk sjellin bezdisje, duke artikuluar humbjen e zgjedhjeve.Zbulohet mesazhi i Bardhit për demokratët/ Tani nis analiza, në 17 korrik Kuvendi

Basha po përpiqet qartazi që zgjedhjet t’i quajë masakër me shpresën se mund të ndryshojë apo fitojë mbështetjen e militantëve që e kanë braktisur masivisht.

Pjesëmarrja e ulet në zgjedhjet brenda PD-së, dhe vetëm 28% e votave të anëtarësisë ishin një këmbanë alarmi për Bashën.

Basha tashmë ka bërë gati edhe lëvizjet që do të kryejë, por i duhet të shkurtojë kohën e pritjes për të mbledhur strukturat dhe kryer operacionin e spastrimit.

Emrat e parë që do largohen janë Edmond Spaho dhe Edi Paloka, të dy nën/kryetarë të PD, të cilët prej tetë vitesh qëndrojnë në krah të Bashës.

Këto dy poste kanë edhe emra të tjerë që synojnë.  Ervin Salianji, Tomor Alizoti apo Jorida Tabaku, janë nga emrat që mund të jenë pjesë e drejtimit të grupit parlamentar apo edhe nën/kryetarë Kuvendi.

Emra të tjerë që do kenë pozicione në komisionet parlamentare apo pjesë e drejtimit të grupit pritet të jenë Albana Vokshi, Enkejled Alibeaj, Alfred Rushaj etj.

Një emër tjetër që largohet është Bujar Nishani, i cili ikën nga drejtimi i Këshillit Kombëtar, ky pozicion mund edhe të shkrihet fare, por Basha kërkon ruajtjen për të bërë qokë me emrat që do i duhet ti shpërbleje.

PD mbledh Kuvendin/ Basha “ndëshkon” Bujar Nishanin

Një vend vakant për Bashën është edhe ai i Sekretarit Organizativ, pas largimit të Sahit Dollapit menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve me dorëheqje.

Arben Ristani, largohet nga drejtimi i Komisionit të Disiplinës që e drejtonte prej 4 vitesh, pozicion që asnjëherë nuk u konsiderua nga Basha.

Një emër që largohet është ai i Çlirim Gjatës, i cili nuk u fut as në listën fituese, megjithëse pretendimet e tij ishin të mëdha.

Çim Gjata, ish-kryetari i KQZ që do çertifikojë Lulin si Kryetar të ri

Belind Këlliçi i FRPD, lë drejtimin e organizatës partnere, atij i ka mbaruar mandati dhe nuk mund të rikandidojë. Ngelet një emër që mund të ketë Basha “nën mëngë”, për ta përdorur në postet politike në parti.

“Janë vjedhur 400 milionë euro”/ Këlliçi sfidon Mirel Mërtirin: Eja përballu, ne jemi kundër çdo hajduti

LDG, nuk zhvillon zgjedhje nga viti 2009, ikën Albana Vokshi nga drejtimi dhe pretendente janë Grida Duma dhe Jorida Tabaku. Gjithçka do të varet edhe nga postet e tjera drejtuese që këto dy emra pretendojnë në PD.

Ervin Minarolli është një emër tjetër që largohet, pasi dështoi totalisht në drejtimin e Burimeve Njerëzore.

Basha do tentojë edhe largimin nga kryesia të Fatbardh Kadillit dhe Enno Bozdos, të cilët së fundi janë përballur fort me kreun e PD.

Një emër që pritet të mbajë postin drejtues është Gazmend Bardhi. Ai qëndron në postin e Sekretarit të Përgjithshëm në PD. Ivi Kaso qëndron me post në sekretariat.

Një emër që mban detyrën është edhe Ina Zhupa, e cila në fakt është e emëruar e kryetarit së bashku me Sekretarin e Mardhënieve Ndërkombëtare, Arben Kashau./CNA.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEZONI VEROR/ Manastirliu: Për çdo dyshim me COVID-19, drejtohuni pranë qendrës më të afërt shëndetësore...
Previous article VRAU GRUAN 20-VJEÇARE/ Babis rrëfehet: Gjithçka e bëra duke pasur fëmijën në mendje, ja shqetësimi i vetëm që kam

Delo.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT