• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Basha: Edi Rama një ordiner, por është në pushtet për shkak të indiferencës sonë
Home
Shqipëri

Basha: Edi Rama një ordiner, por është në pushtet për shkak të indiferencës sonë

1 February, 2018 luljetaautor Politikë, Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se problemi kryesor që kemi sot është mungesa e reagimit qytetar.

Basha tha se shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre dhe këtë e dëshmoi edhe protesta e 27 janarit, pasi pjesëmarrës nuk ishin vetëm militantët apo anëtarët e partive, por ishin qytetarët për hallet e tyre.

“Duhet reagim qytetar patjetër dhe ne kemi marrë një përgjegjësi. Duhet të kesh sindikata që reagojnë, por nuk reagojnë. Duhet të reagojë shoqëria civile, por nuk reagon. Duhet të reagojnë mediat, që në çdo studio i fyen, por nuk reagojnë.

Pse nuk reagojnë naftëtarët, të papunët, studentët, por presin që opozita të thërrasë protestë? Në Shqipëri kanë marrë fund proçeset politike përsa kohë ka rënë sistemi i zgjedhjeve dhe shkelet Kushtetuta”, tha Basha.

Basha tha se përballë kësaj të keqeje duhet të bashkohemi të gjithë.

“Edi Rama nuk është Satani, është një ordiner që nuk merr vesh nga shteti, por është në pushtet për shkak të indiferencës sonë”, tha Basha. Sipas tij, reagimi i intelektualëve dhe elitave është inekzistent në këtë vend.

Në studion e News 24, kreu demokrat theksoi se sistemi kriminal është ndërtuar me vetëdije nga Edi Rama, jo se më përpara nuk ka ekzistuar lidhja e krimit me politikën, por Rama i përfshiu drejtpërdrejtë personat e dënuar si deputetë dhe Kryetarë Bashkie.

“Droga kulmoi në 2016, sepse Edi Rama ngriti në sistem të dënuarit për trafik droge apo për krime të tjera të rënda.

Nuk mund të themi sot që jemi të gjithë njësoj, pasi kriminelët i bëri vetëm Edi Rama deputet dhe Kryetarë të Bashkive”, tha Basha, duke shtuar se problemi kryesor sot është infrastruktura kriminale që u ndërtua.

Në vijim ai shtoi se sot po bëhet diversiteti i krimit, ku nga kanabisi po kalohet te heroina dhe kokaina, pastaj do të kalohet te pastrimi i parave përmes ndërtimit dhe turizmit.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Është Barbie apo Orinda? Moderatorja do t'ju lë gojë hapur me pamjen e re (FOTO)
Previous article Duka kunjos Finon: Shkuam në Europian kur Bashkimi thoshte mos ëndërroni kot

luljetaautor

Postime të ngjashme

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT