• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BASHA E PADITI NË SPAK/ Reagon ish-prokurori Ndoja: E ka bërë nga frika, kam punuar me ndershmëri
Home
Aktualitet
Kronikë

BASHA E PADITI NË SPAK/ Reagon ish-prokurori Ndoja: E ka bërë nga frika, kam punuar me ndershmëri

9 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-prokurori Arian Ndoja, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Durrës, ka reaguar pas kallëzimit penal të bërë nga Lulzim Basha në SPAK.

Ndoja shprehjet në statusin e tij se akuza është e pabazë dhe nga ana tjetër thotë se denocimi i Bashës vjen për pasojë të frikës nga kandidimi i tij.

Ndoja, ish-prokurori i shkarkuar nga vetting thotë se në karrierën e tij ka vepruar me ndershmëri dhe nuk ka shpërdoruar besimin e zgjedhësve.

Statusi i Arian Ndojas

“Sot mësova nga mediat se Z. Lulzim Bashamë paska bërë kallëzim penal në SPAK si një kandidat për deputet i opozitës që u bën presion votuesve për të mbledhur vota! Unë jam Arian Ndoja, i arsimuar në Drejtësi dhe Ekonomi, kam mbaruar Shkollën e Magjistraturës duke marrë titullin Magjistrat Prokuror, kam gradën Doktor i Shkencave Juridike, dhe jam pjesëtar i një familjeje të nderuar intelektuale. Gjatë gjithë jetës time marrëdhëniet me njerëzit i kam ndërtuar vetëm përmes punës, dialogut, respektit dhe mirëkuptimit. Në asnjë rast unë nuk kam shitur mandate deputetësh, leje ndërtimi dhe nuk kam shpërdoruar besimin e zgjedhësve të një zone dhe aq më pak atë të mijëra demokratëve. Unë nuk i kam hedhur në rrugë anëtarët e Partisë Demokratike dhe as votuesit e kësaj force për t’i dhënë pushtet në tavolinë Edi Ramës. Përtej falsitetit të akuzës së stisur, më lind natyrshëm mendimi se këtë gjë mund ta bëjë dikush që ndien rrezik nga kandidimi im, ose ndonjë personazh që përdoret në mënyrë komike në batutat folklorike në TikTok-un e Edi Ramës. Ajo që e bën edhe më absurde këtë akuzë është fakti që, nga komunikime me anëtarët e simpatizantë të Partisë Demokratike pas marrjes dijeni për këtë kallëzim, më thuhet se Z. Lulzim Basha, edhe pse ka justifikuar 10 vjet humbje në opozitë me vjedhjet dhe presionet e bëra nga Edi Rama, nuk ka marrë asnjëherë iniciativën në një dekadë, si kryetar opozite, të padisë qoftë edhe një personazh apo eksponent të botës së krimit të organizuar për presion, vjedhje apo blerje votash. Përkundrazi, më thuhet nga strukturat dhe simpatizantët se ai ka përdorur djersën, sakrificat, mundin e madje dhe gjakun e atyre demokratëve që janë përballur me bandat e Edi Ramës vetëm për të rritur vlerat e marrëveshjeve që bën me të! Sulme të tilla vetëm sa më përforcojnë bindjen se Edi Rama ka filluar ta ndjejë erën e humbjes në Qarkun e Durrësit dhe se deri ditën e zgjedhjeve duhet të dedikojmë çdo shqisë, energji dhe mundësi për të rikthyer Durrësin në bastion të demokracisë për realizimin e misionit të Shqipërisë Madhështore! Mbetem i përkushtuar në realizimin e misionit tonë si ekip për ndryshimin e qeverisjes së vendit.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PJESË E GRUPIT TË LAERT HAXHIUT/ GJKKO kërkon lirimin e Idriz Manejt! Ja arsyeja
Previous article PREMTUAN LEJE LEGALIZIMI E PUNËSIME NË ZGJEDHJET E 2009/ SPAK çon për gjykim ish-kryeplakun e Saukut dhe 3 të tjerë

s.autor

Postime të ngjashme

KËRKOI TËRHEQJEN NGA GJYKIMI I SHKURTUAR/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit Aktualitet

KËRKOI TËRHEQJEN NGA GJYKIMI I SHKURTUAR/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit

E RËNDË NË KORÇË/ Nëna po kalonte rrugën, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur brenda Aktualitet

E RËNDË NË KORÇË/ Nëna po kalonte rrugën, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur brenda

SPAK KONTROLLE NË BASHKINË E TIRANËS/ Sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt Aktualitet

SPAK KONTROLLE NË BASHKINË E TIRANËS/ Sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT