Kryedemokrati Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit bëri një akuzë të fortë ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Sipas Bashës, ministri ka falsifikuar dokumente për të mbrojtur vëllain e tij trafikant droge.
“PD do provojë sot me dokumente se si Fatmir Xhafaj Kryetari i Reformës në drejtësi ka falsifikuar kodin e procedurës penale, nenin 491 duke falsifikuar dokumente zyrtare, për të mbrojtur vëllain e tij trafikant droge, Agron Xhafaj”,- tha Basha.
Sakaq, PD para se të niste seanca parlamentare njëzëri vendosën të bojkotonin seancën e sotme, ku kryefjalë do të ishin dokuemtat e djeshme që publikuan për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. /AlpeNews.al


