Fundjava që po lëmë pas i gjeti dy liderët e forcave kryesore të opozitës jashtë vendit me vizita njëra pas tjetrës.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e nisi që me protestën e fundit të opozitës teksa nuk ishte e pranishme dhe fluturoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pasi u kthye, zhvilloi një takim me disa prej gjimnazistëve dhe po sot njoftoi në profilin e saj se ishte ne Itali.
Nga ana tjetër, edhe kreu i opozitës Lulzim Basha u nis drejt Londrës dhe prej tre ditësh ndodhet atje.
Mesa duket, protesta e 25 majit është marrë me “terezi” nga opozita. Edhe pse këtë herë do e rrezojnë Ramën sipas tyre, e sigurt është që pergatitja në ditën e fundit do e zhvendosi gjithnjë e më larg këtë objektiv. /AlpeNews.al