• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BASHA DENONCON: Olsi Rama ka udhëtuar në makinë me trafikantët e Xibrakës… (VIDEO)
Home
Shqipëri

BASHA DENONCON: Olsi Rama ka udhëtuar në makinë me trafikantët e Xibrakës… (VIDEO)

7 June, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten, është shprehur se i vëllai i kryeministrit të vendit, Olsi Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e drogës dhe i dokumentuar nga struktura të caktuara të policisë me të dënuarit dhe të arratisurit e çështjes Xibraka.

Basha në studion e emisionit “Opinion”, deklaroi se për  Xibrakën, së pari, duhet pyetur më parë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pasi është karta më e fortë e arritjes së një pakti mafioz Rama-Tahiri.

Ai tha se kjo çështje, implikon drejtpërdrejt Olsi Ramën, i vëllai i kryeministrit të vendit, i cili është dokumentuar përmes sistemeve të policisë kriminale dhe kufitare në rrethana bashkëpunimi dhe bashkëudhëtimi me të dënuarit dhe të arratisurit kryesor të çështjes Xibraka.

Kreu i PD-së, tregoi detaje edhe për kapjen e një sasie kokaine në Maminas, e cila konsiderohet si një nga sasitë më të mëdha të kapura në vend.

“Informacioni që ne kemi bërë publik është që afera e kokainës së Maminasit është një aferë e cila vërteton në radhë të parë, krimin e organizuar shqiptar me bështetjen e qeverisë shqiptare, i cili ësht ngritur një shkallë më lart, që është shkalla e trafikut më të madh në botë. Ta marrë dhe ta porosisë direkt nga Kolombia drogën. Kjo nuk ndodh kurrë që një ngarkesë kaq e madhe të mbërrijë pa patur më parë ngarkesa më të vogla që kalojnë të gjitha hallkat”,- tha ai.

Sipas tij, një detaj tjetër është se e gjithë kjo nuk ndodh kurrë pa garancinë e nivelit më të lartë, duke shtuar se ky nivel nuk mund të jetë ministri i Brendshëm, pasi ai nuk ka fuqi, por implikimi shkon deri tek kryeministri i vendit.

“Andaj, droga e Maminasit është njësoj e lidhur drejtpërdrejt si me rastin e drogës së Xibrakës, e lidhur me familjen Rama. Për të parë për Xibrakën, duhet të pyesësh Saimir Tahirin sepse është karta më e fortë që është arritur pakti mafioz Rama-Tahiri. Çështja e Xibrakës kompromenton drejtpërdrejt Olsi Ramën. I cili është dokumentuar përmes sistemeve të policisë kriminale dhe kufitare në rrethana bashkëpunimi dhe bashkëudhëtimi me të dënuarit kryesor dhe të arratisurit kryesor të çështjes Xibraka”, – tha Basha.

 Shiko videon:

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Aktorja e “Portokallisë” nostalgjike për momentet me Bes Kallakun: I dua shumë këta të dy... (FOTO)
Previous article Trump: I gatshëm të ftoj Kim Jong Un në SHBA, nëse samiti ecën mbarë

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë Politikë

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat Breaking News

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro Politikë

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT