Kreu i PD-së Lulzim Basha në një deklaratë për media menjëherë pas takimit me ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu dhe ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin, është shprehur se SHBA mbështesin Prokurorët lidhur me çështjen Tahiri.
“Tahiri nuk do ti shpëtojë drejtësisë. Të çmontojmë narko shtetin. Kjo përpjekje është një luftë që sapo ka fillur. PD do të ketë rolin e saj të rëndësishëm. Në veçanti ndaj Prokurorisë dhe Gjykatave të vendit. Në planin legjislativ për të ç’veshur shtetin nga narko-mafia.
Narko-shteti ka depërtuar në çdo qelizë. Kjo është një përpjekje që është në bashkëpunim me partnerë strategjik.
Ne jemi shumë të inkurajuar përsa i përket të ardhmes së vendit, që kalon vetëm nga çmontimi i narko shtetit. Edi Rama mbrojti Saimir Tahirin