Mbrëmjen e djeshme Kryeministri Rama foli në emisionin më të rëndësishëm politik në Itali, “Porta a Porta” të Bruno Vespës, ku ka komentuar aktualitetin politik të vendit.
Dalja e Ramës me një italishte që i habiti të gjithë, nuk kaloi pa u komentuar në rrjetet sociale, veçanërisht nga komentuesit në faqen zyrtare të emisionit “Porta a Porta” ku dallohen mesazhet e shqiptarëve të zakonshëm për Italinë fqinje.
Një pjesë jo e vogël e komentuesve i drejtoheshin Bruno Vespës me fjalët se “ajo që po ndodh në Shqipëri, dhuna dhe kriza artificiale, nuk përfaqësojnë Shqipërinë e vërtetë dhe shqiptarët.”
“Ne jemi europianë, duam progresin e vendit dhe jo dhunën e kaosin, të ushtruara nga një grusht njerëzish të opozitës”, shkruante një komentues.
Një komentues tjetër theksonte se është një çmenduri që opozita sulmon institucionet publike dhe na turpëron në sytë e botës.
“Por ne nuk jemi të tillë, nuk jemi as vandalë dhe as kriminelë. Basha ka .një guxim të tepruar që e barazon Shqipërinë me krimin”, shkruan komentuesi
Të tjerë thonë që Basha është vrasës dhe tani bën propogandë me krimin
“Zoti Vespa, Banka Botërore konfirmoi pak kohë më parë se rritja ekonomike në Shqipëri ka sjellë më shumë vende pune në Shqipëri. Por vetëm për mendjen e sëmurë të Bashës ka krizë në këtë vend. Sigurisht që probleme ka, por ato do i zgjidhim me maturi, e jo me vandalizëm”, i drejtohej një komentuese gazetarit Italian.
Ja disa nga komentet e tjera në faqen zyrtare të “Porta a Porta”:




