• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Basha: Akuzat për pastrim parash janë furtunë në gotë, Balla: Trego se ku i gjete 1 mln dollar
Home
Shqipëri

Basha: Akuzat për pastrim parash janë furtunë në gotë, Balla: Trego se ku i gjete 1 mln dollar

30 November, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kreu I PD, Lulzim Basha i është përgjigjur në Kuvend, akuzave të kreut parlamentar të PS, Taulant Balla i cili i kërkoi kryedemokratit të japë shpjegime lidhur me 1 milionë USD të cilat sipas tij janë përdorur për të sponsorizuar artikuj që nxijnë Shqipërinë si dhe kontratat për lobing në SHBA gjatë fushatës zgjedhore.

Balla tha se të hënën do bëjë kallëzim penal, por Basha ka replikuar duke thënë se akuzat janë një furtunë në gotë për t’i ikur ngjarjeve aktuale. Ai u shpreh se Taulant Balla është në hetim për pastrim parash.

“Akuzat e Edi Ramës për pastrim parash janë furtunë e radhës në gotë. Furtunë që ti ikësh pyetjeve që nuk u jep dot përgjigje për Tahirin, Habilajt, Balilajt, vëllanë e Ministrit të Brendshëm, për llogaritë ofshore që të ka akuzuar OSBE, për 200 milionë euro, i vure gishtin këtij, nuk e di, apo nuk do ta dish se ky (Taulant Balla) ka rënë në rrjetën e hetimit për pastrimin e parave prej vitesh dhe nuk e mbron më as imuniteti, as fjalimet e stisura. Mjafton të kishe pyetur drejtorin tënd të Policisë se ç’ka bërë ky para një muaji me një nga të akuzuarit zyrtarisht nga Prokuroria e Elbasanit në Rumani. Shqiptarët e dinë dhe PD ka deklaruar çdo shpenzim në KQZ. Mos prit po çoji në prokurori dokumentet”- tha Basha.

Pas akuzave që lëshoi Basha, erdhi edhe replika e Ballës, i cili e pyeti sërish kryetarin e PD se ku i gjeti 1 milion dollarë për kontratën me kompanitë amerikane.

“Unë insistojë në atë që është çështja që duhet të ndalet PD në Kuvend. Kryetari i PD nuk u ktheu përgjigje shqiptarëve se ku i gjeti 1 mln dollarë. Nëse nuk ka nisur hetimi, FBI nis hetimin ndaj Bashës. Bëje imitimin e Saliut, por mua nuk më prek. Ne jemi të ndryshëm. Nuk bërë as një gisht punë në Tiranë, madje i dhe leje dubleksit tend që ta bësh tripleks, ku është turpi.”, tha Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Detajet/ Qëlloi me armë 17-vjeçarin pas sherrit, identifikohet autori
Previous article Pse njerëzit nuk e humbasin peshën me ushtrime e dieta

Redaktor2

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT