• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Barkodet, kuptimi dhe historia e tyre. Si të dallojmë origjinën e ushqimeve që konsumojmë
Home
Teknologji

Barkodet, kuptimi dhe historia e tyre. Si të dallojmë origjinën e ushqimeve që konsumojmë

1 January, 2018 g.autor Teknologji

Shumë prej nesh, padyshim u ka qëlluar rasti të shikojnë një letër të tillë në ushqimet që konsumojmë.

Në vendin tonë është më e zakontë të shihet tek marketet apo supermarketet e mëdha, por edhe tek pikat e vogla ushqimore ajo nuk mungon.

Ndoshta shumë prej jush e kanë neglizhuar, por disa të tjerë mund të kenë pyetur veten për kuptimin e tyre. Sot do të ndalemi pikërisht tek kjo e fundit. Kuptimi, por edhe rëndësia e madhe që barkodi ka, në ushqimet që konsumojmë.

Barkodi është një numër me të cilin identifikohen produktet. Shifrat e para të një barkodi janë referuar si një prefiks i kompanisë. Është përdorur për të identifikuar prodhuesit e produktit dhe vendin e tyre të origjinës. Për shembull kompanitë që janë të bazuara në Kinë kanë një prefix tri shifror midis numrave

Por ka një kleçkë

Prefiksi nuk identifikon vendin e origjinës së produktit. Ai identifikon origjinën e kompanisë që e bëri produktin. Kjo do të thotë që nëse blini një produkt me një prefiks të kompanisë amerikane (1-19, 30-39 ose 60-139), ekziston mundësia që produkti të jetë prodhuar jashtë SHBA-ve, ndoshta dhe në Kinë.

Pra kjo do të thotë se kompania ka selinë, ose zyrën në atë vend, por produkti mund të jetë bërë në një vend tjetër. Meqenëse një kompani duhet të aplikojë për një prefix, ato deklarojnë se ku janë të vendosura për të marrë prefiksin e tyre dhe mund të zgjedhin ta prodhojnë produktin kudo në botë.

Barkodi është një industri më vete i cili ndihmon në zgjidhjen e shumë problemeve. Kjo i lejon sipërmarrësit për një bilanc të saktë në sistemin kompjuterik, duke gjurmuar kështu në kohë reale produktet, çmimet dhe nivelet e stoqeve.

Kjo e fundit bën të ditur kur disa artikuj të caktuar janë duke u pakësuar dhe kështu riorganizohen.

Teknologjia e barcodeve ka tri pjesë kryesore:

Së pari, ekziston një kompjuter qendror që drejton një bazë të dhënash (sistem rekordesh) që mban një numër të të gjitha produkteve që po shesin, kush e bën, sa kushton secili dhe sa keni në magazinë.

Së dyti, ekzistojnë barcodet e shtypura në të gjitha produktet.

Së fundmi, ka një ose më shumë skanera arkash që mund të lexojnë barkodet.

Ju ndoshta keni vënë re se një barcod mund të jetë mjaft i gjatë dhe kjo për shkak se ato duhet të përfaqësojnë tri lloje të ndryshme të informacionit:

Pjesa e parë e një barcode ju tregon vendin ku është lëshuar
Pjesa tjetër tregon prodhuesin e produktit.
Pjesa përfundimtare e barcode identifikon vetë produktin

Shumica e produkteve mbartin një barcode të thjeshtë, të njohur si UPC (kodi universal i produktit), një vijë vertikale me një numër numrash të shtypur nën të (kështu që dikush mund të kyçë manualisht numrin e produktit nëse barkodi shtypet ose dëmtohet në dyqan dhe nuk do të skanojë përmes lexuesit të barcode).

Ka edhe një tjetër lloj barcode që po bëhet gjithnjë e më e zakonshme. Është quajtur barcode 2D (dy-dimensionale) dhe ndonjëherë e shihni atë në gjëra të tilla si pulla postare të vetë-shtypura.

Kush e shpiku? Si arritëm në një pikë ku praktikisht çdo gjë që blejmë është shënuar me një barcode?

Këtu janë disa nga momentet kryesore në historinë e barcode:

-Bernard Silver dhe Joseph Woodland në vitin 1921 fitojnë idenë për zhvillimin e arkave ushqimore që automatikisht mund të skanojnë produktet.

-Në tetor të vitit 1949, të dy shpikësit përsosin sistemin e tyre për ta përdorur këtë model dhe aplikuan për një patentë e cila është dhënë më 7 tetor 1952.

-Pajisjet e tyre të hershme të skanimit të barcode përdornin një llambë konvencionale për të ndriçuar etiketat e produktit, një fotomultiplikator, për të lexuar dritën e reflektuar nga ato. Në vitin 1951, Joe Woodland u bashkua me IBM-në për të punuar në teknologjinë e barkodit, megjithëse kompania refuzon të blejë patentën e tij, e cila është blerë nga Philco (dhe më vonë RCA).

-1960: Puna për barkodet vazhdon, por ato tregohen jo të besueshme dhe gradualisht bien.

-1970: Deri tani dyqanet ushqimore kanë filluar të eksplorojnë idenë e përdorimit të sistemeve të tyre të kodimit të produkteve dhe të markave. Nën drejtimin e Alan Haberman (1929-2011), zëvendëspresident ekzekutiv i First National Stores në Boston, dyqanet bashkohen për të formuar Këshillin e kodit unik (UCC), më vonë i njohur si GS1 SHBA, organizata që tani menaxhon standardet e barcodeve në mbarë botën .

-1971: George J. Laurer (1925-) ndërton idetë e Woodland për të zhvilluar Kodin Universal të Produktit (UPC), barkodi modern bardhë e zi me shirita.

-1973: Pas shqyrtimit të një shumëllojshmërie të sistemeve të ndryshme të shënjimit, komiteti i dyqaneve ushqimore Haberman vendosi barkodin bardh e zi si standard ushqimor.

-1974: Më 26 qershor, skaneri i pare i barcodeve në botë shkon në përdorim në Supermarketin Marsh, Troy, Ohio në Shtetet e Bashkuara. Blerja e parë e skanuar, e bërë nga Clyde Dawson, ishte një pako çëmçakëz.

-2011: Joe Woodland dhe i ndjeri Bernard Silver janë futur në listën e shpikësve më të shkëlqyer. Shpikje e cila vazhdon të jetë e fuqishme edhe sot e kësaj dite.

Po barkodet e ngjitura në fruta të ndryshme si bananet, mollët apo portokallet, çfarë kuptimi mbartin? A është i njëjtë me këtë që sapo lexuat?

Përgjigjen e kësaj pyetjeje do e gjeni në artikullin e rradhës, ndërsa shpresojmë t’ju kemi ardhur sadopak në ndihmë për barkodet, origjinën dhe historinë e tyre.

Në përfundim, këtu është një listë e prefikseve (vendet kryesore), duke filluar nga vendi ynë:

530 GS1 Shqipëri (Standartet GS1 perdoren nga të gjithë)

390 Kosova

860 Serbia

000 – 019 GS1 Shtetet e Bashkuara të Amerikës

300 – 379 GS1 Francë

380 GS1 Bullgari

383 GS1 Slloveni

385 GS1 Kroaci

387 GS1 BIH (Bosnje-Hercegovinë)

400 – 440 GS1 Gjermani

450 – 459 & 490 – 499 GS1 Japoni

460 – 469 GS1 Rusi

470 GS1 Kurdistan

471 GS1 Tajvan

474 GS1 Estonia

475 GS1 Letoni

476 GS1 Azerbajxhani

477 GS1 Lituani

478 GS1 Uzbekistan

479 GS1 Sri Lanka

480 GS1 Filipine

481 GS1 Bjellorusi

482 GS1 Ukrainë

484 GS1 Moldova

485 GS1 Armenia

486 GS1 Gjeorgji

487 GS1 Kazakistan

489 GS1 Hong Kong

500 – 509 GS1 UK

520 GS1 Greqi

528 GS1 Liban

529 GS1 Qipro

531 GS1 MAC (IRJ e Maqedonisë)

535 GS1 Malta

539 GS1 Irlandë

540 – 549 GS1 Belgjikë dhe Luksemburg

560 GS1 Portugali

569 GS1 Islandë

570 – 579 GS1 Danimarkë

590 GS1 Poloni

594 GS1 Rumania

599 GS1 Hungari

600 – 601 GS1 Afrika e Jugut

603 GS1 Gana

611 GS1 Marok

613 GS1 Algjeri

616 GS1 Kenia

618 GS1 Bregu i Fildishtë

619 GS1 Tunizi

621 GS1 Siri

622 GS1 Egjipt

624 GS1 Libi

625 GS1 Jordani

626 GS1 Iran

627 GS1 Kuvajti

628 GS1 Arabia Saudite

629 GS1 Emiratet

640 – 649 GS1 Finlandë

690 – 695 GS1 Kinë

700 – 709 GS1 Norvegji

729 GS1 Izrael

730 – 739 GS1 Suedi

740 GS1 Guatemala

741 GS1 El Salvador

742 GS1 Honduras

743 GS1 Nikaragua

744 GS1 Kosta Rika

745 GS1 Panama

746 GS1 Republika Dominikane

750 GS1 Meksikë

754 – 755 GS1 Kanadaja

759 GS1 Venezuela

760 – 769 GS1 Zvicër

770 GS1 Kolumbi

773 GS1 Uruguaj

775 GS1 Peru

777 GS1 Bolivi

779 GS1 Argjentinë

780 GS1 Kili

784 GS1 Paraguaj

786 GS1 Ekuador

789 – 790 GS1 Brazili

800 – 839 GS1 Itali

840 – 849 GS1 Spanjë

850 GS1 Kuba

858 GS1 Sllovaki

859 GS1 Çeke

860 GS1 YU (Serbia dhe Mali i Zi)

865 GS1 Mongoli

867 GS1 Koreja e Veriut

868 – 869 GS1 Turqi

870 – 879 GS1 Holandë

880 GS1 Koreja e Jugut

884 GS1 Kamboxhia

885 GS1 Tajlandë

888 GS1 Singapor

890 GS1 Indi

893 GS1 Vietnam

899 GS1 Indonezi

900 – 919 GS1 Austri

930 – 939 GS1 Australi

940 – 949 GS1 Zelanda e Re/shije

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rritet ndjeshëm obeziteti. Ja ku renditet Shqipëria në botë, sipas raportit të fundit të CIA-s
Previous article Ky është vaji i cili do të "fshijë" si me magji 10 vite nga fytyra juaj

g.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT