• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BARDHI NË VAUN E DEJËS/ Del kundër kandidates së Alibeajt, mbështet Zef Hilën të zgjedhurin e Berishës
Home
Politikë

BARDHI NË VAUN E DEJËS/ Del kundër kandidates së Alibeajt, mbështet Zef Hilën të zgjedhurin e Berishës

22 April, 2023 s.autor Politikë

Pavarësisht se është pjesë e Partisë Demokratike zyrtare dhe jo e Rithemelimit, deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka dalë kundër kandidaturës së Klomentina Drinit në Vaun e Dejës e cila garon nën siglën e PD-së. Së fundmi ai ka mbështetur haptas Zef Hilën kandidatin e koalicionit Meta-Berisha në Vaun e Dejës, duke e konsideruar si kandidat potencial për të marrë drejtimin e bashkisë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një takim me strukturat në Vaun e Dejës, ku i pranishëm ishte edhe Zef Hila, Bardhi siguroi të pranishmit se qëllimi i tij është që nga 14 maji bashkia të mos jetë më nën drejtimin e qeverisë. Deputeti theksoi më tej se me Zef Hilën kishte diskutuar edhe në vitin 2021 për kandidimin e tij në bashkinë e Vaut të Dejës.

“Ajo që dua të siguroj nga kryetari deri tek anëtari fundit në këtë sallë është se unë jam në krahun tuaj. Ajlo që ju doni, është që në 14 maj, Tom Doshi në 14 maj të dorëzojë çelësat e bashkisë së Vaut të Dejës që e ka marrë pa të drejtë në vitin 2019. Jam i vetëdijshëm që kandidatura është më potencial që kur ka dalë. Madje me Zefin kemi diskutuar që në 2021-shin”- u shpreh ai.

Me këtë veprim, Bardhi shpreh haptas kundërshtimin e tij ndaj kandidaturave të Alibeajt në bashki të ndryshme. Kujtojmë se ai në një mbledhje të zhvilluar në 25 mars ku u diskutua për mënyrën sesi PD do të dalë në zgjedhje, ai kërkoi që të shpallen kandidatura vetëm për këshilltarë bashkiakë dhe jo për kryebashkiakë.

Këtë qëndrim Bardhi e ka theksuar edhe në këtë takim, ku u ka kërkuar të pranishmëve që të votojnë për listën e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë, duke e mos e përmendur kandidaten zyrtare të PD në këtë bashki, Klomentina Drinin.

“PD ka paraqitur një listë të shkëlqyer për Këshillin Bashkiak të Vaut të Dejës, me gra e burra, djem e vajza që e duan Vaun e Dejës dhe qytetarët e tij. Lista kryesohet nga z. Gjon Marku, ish kryetar bashkie, një personalitet i zonës dhe administrator lokal me integritet dhe profesionalizëm”-shkruan Bardhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “VIJMË NËSE SHTETI…”/ Në hasmëri me Ardian Nikulaj, reagojnë Elton e Klodian Lestakaj: S’kemi dashur kurrë gjak
Previous article PAMJET/ Kandidati i PS Erion Isai bën për vete kundërshtarët, mbjell pemë bashkë me kryetarin e PD

s.autor

Postime të ngjashme

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi Politikë

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

"NJË GUR KILOMETRIK..."/ Mbyllja e tre grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë Politikë

"NJË GUR KILOMETRIK..."/ Mbyllja e tre grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT