Barcelona është vënë përsëri pas sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann, të cilin e dëshiron në skuadër gjatë afatit kalimtar veror të vitit 2018.
Sulmuesi francez nuk po kalon kohë të mira te Atletico në këtë fillim sezoni, pasi po kalon krizë në shënimin e golave, teksa as skuadra nuk po kalon në formë të mirë.
Griezmann nuk ka shënuar në La Liga që nga ndeshja ndaj Sevillas, ndërsa në Ligën e Kampionëve ka shënuar në humbjen 2-1 nga Chelsea në shtëpi.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, kjo ka bërë që ylli francez të mendoj seriozisht largimin nga Los Colcheneros, dhe pas tij janë vënë Barcelona që duan transferimin e tij.
Klauzola në kontratën e francezit momentalisht është 200 milionë euro, dhe kjo shifër duket paksa e lartë për transferimin e futbollistit në afatin e janarit.
Por në fund të sezonit, klauzola e Griezmannit bëhet 100 milionë euro dhe kjo do të ishte një shifër e përballueshme për gjigantin katalunas.