• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
BARAZIMI HISTORIK/ Dollari dhe euro në vlerë të njëjtë për herë të parë në 20 vite, rritet frika për recesion
Home
Ekonomi

BARAZIMI HISTORIK/ Dollari dhe euro në vlerë të njëjtë për herë të parë në 20 vite, rritet frika për recesion

12 July, 2022 s.autor Ekonomi

Për herë të parë në 20 vite kursi i këmbimit midis euros dhe dollarit amerikan ka arritur barazinë, që do të thotë se dy monedhat kanë të njëjtën vlerë.

Euro arriti në 1 dollarë të martën, duke rënë rreth 12% që nga fillimi i vitit. Ndryshimi do të thotë se kompanitë dhe konsumatorët evropianë do të paguajnë më shumë për mallrat dhe shërbimet që importojnë, ndërsa eksportet evropiane bëhen menjëherë më të lira në tregjet ndërkombëtare.

Po ashtu, zhvlerësimi i Euros ndaj Dollarit reflektohet edhe në kursin e Lekut kundrejt monedhës Amerikane. Dollari u këmbye sot me 117.51 Lekë, 0.79 Lekë më shumë krahasuar me fundin e javës së kaluar.

Mbiçmimi i Dollarit luan një rol të rëndësishëm në shtrenjtimin e disa lëndëve të para jetike që kuotohen në këtë monedhë, si, për shembull, karburantet apo gruri, duke i bërë ato më të shtrenjta për qytetarët. Frika e recesionit në kontinent tashmë është rritur edhe më shumë, e nxitur nga inflacioni i lartë dhe pasiguria e furnizimit me energji të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Bashkimi Evropian, po përpiqet të zvogëlojë varësinë e tij nga nafta dhe gazi rus dhe në të njëjtën kohë, Rusia ka frenuar furnizimet me gaz për disa vende të BE-së dhe ka ulur rrjedhën në tubacionin Nord Stream për në Gjermani me 60%.

Tani ajo pjesë kritike e infrastrukturës së importit të gazit në Evropë, është e mbyllur për një proces të shkurtër mirëmbajtjeje. Zyrtarët gjermanë kanë frikë se mund të mos ndizet më. Kriza energjetike vjen së bashku me një ngadalësim ekonomik, i cili ka hedhur dyshime nëse Banka Qendrore Evropiane mund të shtrëngojë në mënyrë adekuate politikën për të ulur inflacionin.

Një seri rritjesh agresive të normave të interesit nga bankat qendrore, duke përfshirë Fed-in amerikan, do të mbajnë presionin mbi euron ndërsa do t’i dërgojnë investitorët drejt dollarit amerikan si një strehë të sigurt, thonë analistët.

Rezerva Federale e SHBA është shumë përpara Europës për sa i përket shtrëngimit, pasi ka rritur normat e interesit me 75 pikë bazë, ndërsa tregon se më shumë rritje të normave do të vijnë këtë muaj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Vala e re e Omicron shton shtrimet në spital. Ndryshojnë shenjat e sëmundjes
Previous article INCENERATORËT/ Kryemadhi: SPAK u zgjua nga gjumi tepër vonë! Mos u joshni, s’mund të bëni kurban Shqipërinë për hallin e Edi Ramës

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030 Ekonomi

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë Ekonomi

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT