• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Banorët “me sytë nga qielli”, pas përmbytjeve në Shkodër kalben të mbjellat
Home
Sociale

Banorët “me sytë nga qielli”, pas përmbytjeve në Shkodër kalben të mbjellat

29 March, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Fermerët e Nënshkodrës në këtë moment as që nuk i mendojnë aplikimet për ndihmë financiare nga shteti.
Prodhimet e tyre janë shkatërruar. Ujërat që përmbyten zonën u larguan, por pas kanë lënë çdo gjë të kalbur dhe nën baltë. Të gjitha prodhimet bujqësore të mbjella në këtë stinë u shkatërruan nga ujërat.

Në pothuajse gjithë zonën e Nënshkodrës uji i përmbytjes është tërhequr. Fermerët e Shirqit në Dajç kanë dalë për të parë dëmet që ka lënë pas përmbytja. Për banorët e kësaj zone dy janë problemet më të mëdha shkatërrimi i të mbjellave dhe rreziku i sëmundjeve pasi toka është kthyer në moçal dhe e gjitha zona është ndotur nga kalbja e bimëve.
Pas tërheqjes së ujit, Luigj Macaj, tregon se është rikthyer në banesë dhe gjithçka duhet të fillojë nga e para që nga lyrja e shtëpisë e deri tek të mbjellat e kalbura qe duhen groposur
Luigji i revoltuar me politikën ndër vite tregon se çdo e mbjellë është shkatërruar.
“Vetëm dëme në njerëz nuk kemi. Kam mbi 10 milionë lek dëme”, shprehet Luigj Macaj.
Edhe fermerët e tjerë të zonës raportojnë se çdo e mbjellë ka shkuar dëm dhe për këtë ata thonë se shteti duhet të përgjigjet.
“Kam 15 dylym jonxhë, edhe ajo e reja që kam mbjellë do shkojë dëm”, thotë një prej banorëve
“Po kthehen në moçal, këtu nuk mund të rriten fëmijët”, u shpreh një tjetër.
Mbi 6 mijë hektarë tokë në zonën e Nënshkodrës u pushtuan nga ujërat për ditë të tëra, shkaku ndau dhe debatet, një pjesë mendojnë se erdhi nga qielli, banoret e përmbytur thonë se ju erdhi nga njeriu qe hapi portat e hidrocentraleve./t.ch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''E lodhur me punët e kuzhinës...'' Angela Martini befason me postimin e fundit (FOTO)
Previous article EMRAT/ Plotësuan procesverbale të rreme, arrestohen 2 punonjës të AKU në Shkodër

k.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT