• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BANORËT E RINASIT SËRISH NË PROTESTË/ Bllokojnë rrethrrotullimin pranë aeroportit “Nënë Tereza”. Fëmijët bojkotojnë mësimin
Home
Aktualitet
Kronikë

BANORËT E RINASIT SËRISH NË PROTESTË/ Bllokojnë rrethrrotullimin pranë aeroportit “Nënë Tereza”. Fëmijët bojkotojnë mësimin

4 May, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Banorët e Rinasit kanë bllokuar ditën e sotme rrethrrotullimin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, në shenjë proteste pas kthimit me një sens lëvizjeje të këtij aksi.

Kjo është dita e tretë e protestës, ndërsa banorët kërkojnë që vendimi i ARRSH të anulohet, pasi është duke shkaktuar shumë problematika në aktivitet e tyre të përditshme.

Ata shprehen se për të dërguar fëmijët në shkollë tani u duhen 2 orë kohë, ndërsa shtojnë se kanë të pamundur aksesimin e qendrave mjekësore, marketeve apo dhe varrezave.

Kesaj proteste sot i jane bashkuar edhe femijet, te cilet nuk kane shkuar dot ne shkolle dhe u jane bashkuar prinderve per te kerkuar kthimin e rruges me dy sense si me pare.

“Kjo është mos me t’lon me shku te shpia. Është rast unik, jam 50 vjeç e se kam dëgjuar ndonjëherë këtë. ARRSH s’ka pyetur asnjë para vendimit, jemi zgjuar në mëngjes dhe kemi parë tabelat bllokuese. Kemi protestuar në qendër më parë, sot kemi dalë tek rrethrrotullimi dhe do qëndrojmë çdo ditë këtu sepse s’kemi çfarë bëjmë. ARRSH nuk ka pasur asnjë reagim”, shprehet qytetari.

“Nuk kemi pasur komunikim me zyrtarët, por kemi ndjek mediat, dhe një version që drejtori i ARRSH foli për rrugë alternative, ne do ta shohim atë mundësi, por ne nuk kemi si të hyjmë me atë lloj rruge, ajo nuk është zgjidhje. Këtu penalizohen jo vetëm tre fshatra, por dhe gjithë qytetarët e veriut që i drejtohen aeroportit. Ne nuk shkojmë dot te toklat tona bujqësore, nuk çojmë dot fëmijët në shkollë, nuk shkojmë dot në qendrat shëndetësore”, shprehet kryeplaku i zonës.

“Dje me premtuan nga kontakte konfidenciale, se do kishte një zgjidhje, por kur dëgjuam përgjigjen e ARRSH për rrugën alternative, por nuk zgjidh gjë kjo”, deklaroi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRINDËRIT E TYRE HUMBËN JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Manastirliu: 11 fëmijë marrin statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”
Previous article LUFTA NË UKRAINË/ Brukseli propozon sanksione ndaj kreut të Kishës Ortodokse Ruse, mes listës së re bashkëshortja dhe fëmijët e...

s.autor

Postime të ngjashme

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë Aktualitet

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen Aktualitet

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT