• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Banorët e Memaliajit: Nuk kemi ujë, ai që vjen nuk pihet nga era e keqe
Home
Sociale

Banorët e Memaliajit: Nuk kemi ujë, ai që vjen nuk pihet nga era e keqe

22 December, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Prej kohesh banorët e Memaliajit po përballen me mungesë uji. Ky problem i ka shoqëruar gjatë verës, por edhe tani. Sikur të mos mjaftojë mungesa edhe ajo pak kohë që furnizohen cilësia e tij është jashtë standardit.
Drejtori i Ujësjellësit shprehet se mungesa e investimeve dhe rrjeti i amortizuar ka bërë që cilësia e ujit të ketë problem.
Banorët e qytetit të Memaliajit, po vuajnë prej kohësh mungesën e ujit të pijshëm por tashmë, iu duhet që të ndeshen edhe me problematikën e cilësisë së tij. Ata shprehen se  edhe pse janë taksapagues të rregullt, po furnizohen me ujë tre herë në ditë me orare të reduktuara.
Uji është jashtë çdo lloj standardi për t’u konsumuar dhe për rrjedhojë, banorët janë të detyruar që ta blejnë atë.
“E kemi paguar ujin deri ditën e sotme dhe ai nuk vjen. Përse nuk vjen uji? Investimi është bërë për qytetin e Memaliaj 1 miliard lekë, edhe ujin nuk e pi qyteti i Memaliaj,”tha një banor.

“Ujin për të pirë e blejmë ndërsa për tu larë përdorim ujin e ujësjellësit, tregoi një tjetër banor.

“Ashtu si të gjithë qytetarët e tjerë edhe unë e blej ujin e pijshëm, nuk kemi,”shpjegoi një tjetër banor.

“Nuk kemi pikë uji, ai që vjen nuk pihet, ai që vjen është i turbullt vjen erë e keqe ,”tregoi një i moshuar.
Ndërkaq drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve në Tepelenë Arben Kacorri, pohon se cilësia e ujit është problematike dhe kjo sipas tij, e ka shpjegimin tek rrjeti i brendshëm i ujësjellësit të qytetit i cili është tejet i amortizuar , pasi tashmë është 60 vjeçar.
Drejtori Kacorri, shprehet se ekziston projekti i ndërhyrjes për rigjenerimin e rrjetit të brendshëm, por deri tani nga ministria e linjës, nuk ka asnjë sinjal për ndërhyrje.
“Qyteti i Memaliaj që prej 1 qershorit merr uji me orar të kufizuar, në këtë moment cilësia e ujit lë për të dëshiruar është me orar.
Projekti është miratuar nga ujësjellësi është depozituar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellësit në Tiranë prej dy vitesh, projekti fle në zyrat e shtetit ne presim nga momenti në moment që ai projekt të investohet duke i dhënë fund të gjithë problematikës që ka qyteti,”shpjegoi Arben Kacorri drejtor i Ujësjellësit Tepelenë.
Gjatë muajve të verës, qyteti i Memaliajit dhe i Tepelenës, kanë vuajtur mungesën e ujit të pijshëm për shkak të ekosistemit natyror, por mesa duket ky problem, do të vijojë edhe gjatë stinës së dimrit i cili sapo ka trokitur.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gruaja dhe stafi ia punojnë pas shpine Alban Dudushit, shikoni çfarë i bëjnë (Foto)
Previous article SHBA: Marrëdhëniet tona me shtetet e tjera nuk varen vetëm nga vota për Jerusalemin

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Ja momenti kur 23-vjeçari tentoi të grabiste me armë lodër një pikë të këmbimit valutor Aktualitet

PAMJET/ Ja momenti kur 23-vjeçari tentoi të grabiste me armë lodër një pikë të këmbimit valutor

AKSIONI I SPAK/ Pjesë e një grupi trafiku kokaine e pastrimi parash, zbulohen emrat e 20 të akuzuarve Aktualitet

AKSIONI I SPAK/ Pjesë e një grupi trafiku kokaine e pastrimi parash, zbulohen emrat e 20 të akuzuarve

OPERACIONI/ Nga Artur Shehu i pronës në Zvërnec tek Ilir Shtufi i kullave në Tiranë, kush janë biznesmenët e njohur në kërkim nga SPAK Aktualitet

OPERACIONI/ Nga Artur Shehu i pronës në Zvërnec tek Ilir Shtufi i kullave në Tiranë, kush janë biznesmenët e njohur në kërkim nga SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT