• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Banorët e dy Koreve takojnë familjarët e ndarë nga lufta më 1950-1953
Home
Europë

Banorët e dy Koreve takojnë familjarët e ndarë nga lufta më 1950-1953

20 August, 2018 g.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Një grup i jugkoreanëve në moshë ka arritur në Korenë Veriore për të takuar familjarët që nuk i kanë parë nga koha e Luftës Koreane më 1950-1953.

Kjo luftë ka ndarë Gadishullin Korean andaj njerëzit që kanë jetuar në pjesën veriore e kanë pasur të pamundur lëvizjen.

Të dy Koretë, që teknikisht janë ende në luftë, kanë organizuar bashkime familjare edhe më parë, mirëpo ky rast përbën ngjarjen e parë në tri vjetët e fundit.

Jugkoreanët janë listuar me një zgjedhje rastësore derisa më i vjetri është në moshën 101 vjeçare.
Rreth 100 persona janë zgjedhur nga secila anë për të marrë pjesë në këtë organizim.

Disa kanë hequr dorë nga pjesëmarrja pasi kanë kuptuar se familjarët që kanë kërkuar t’i shohin tashmë janë të vdekur.

Një grua 92 vjeçare, u ka thënë gazetarëve se ajo do të shohë djalin e saj për herë të parë që nga përfundimi i luftës.

Lee Keum-seom, ka thënë se ka humbur lidhjet me djalin e saj, kur ai ishte në moshën katërvjeçare, si dhe me burrin e saj.

“Kurrë nuk e kam imagjinuar se do të vjen kjo ditë”, ka thënë ajo për agjencinë e lajmeve AFP.
“Unë nuk kam pasur njohuri nëse ai është gjallë apo jo”.

Personat që do të marrin pjesë do të kalojnë tri ditë në Korenë Veriore, mirëpo mund të qëndrojnë me familjarët e tyre vetëm disa orë në ditë apo 11 orë gjithsej.

Shumica e takimeve do të jenë nën vëzhgim të rreptë të forcave të sigurisë, shkruan rel.
Ky organizim, i realizuar me ndihmën e Kryqit të Kuq është rezultat i takimit historik në mes të liderit verikorean, Kim Jong-un dhe presidentit të Koresë Jugore, Moon Jae-in në kufi mes dy vendeve në muajin prill.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JOSHËSE DHE BOMBASTIKE/ Ja si e feston Erika Aurora nisjen e Serisë A (FOTO)
Previous article E RËNDË NË TIRANË/ 2 vjeçari bie nga kati i DYTË i pallatit. Familjarët ishin...

g.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT