• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Bankers do të japë 200 mijë dollarë për Zharrzën
Home
Ekonomi

Bankers do të japë 200 mijë dollarë për Zharrzën

29 October, 2017 k.autor Ekonomi

Rreth 10 hektarë pranë lumit Seman do të mbillen me pemë nga Bashkia Patos në bashkëpunim me kompaninë Bankers Petroleum.

Projekti që kap vlerën e rreth 200 mijë dollarëve ka nisur të zbatohet dhe pritet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e ajrit dhe tokës për banorët e fshatit Belinë.

Pemët do të mbillen përgjatë rrjedhës së lumit Seman dhe përveç mbrojtjes së argjinaturës së tij do të mundësojnë edhe krijimin e një brezi të gjelbër që ndan zonën industriale nga ajo rezidenciale. I pranishëm në ceremoni ishte dhe një nga kryesuesit e grevistëve të Zharrëzës.

Infrastruktura e ndërtuar brenda argjinaturës ka qenë shpesh burim problemesh për banorët e Belinës të cilët janë ankuar për përmbytje të tokave bujqësore, zhurma dhe pluhur.

Gjatë këtij viti, Njësia Administrative Zharrëz në një projekt të përbashkët me Bankers Petroleum, ndërhyri për përmirësimin e kullimit të tokave brenda argjinaturës. Së bashku me rehabilitimin e kanalit, u morën masa për rimarrjen në përdorim të tokës publike, krijimin e një hapësire të nevojshme prej 4 m në të dy krahët e kanalit kullues për të mos lejuar më fermerët të shfrytëzonin tokën aty ku nuk duhet përmbytur.

Menjëherë pas ri-marrjes në pronësi të kësaj sipërfaqeje, që arrin në afro 10 ha, njësia administrative Zharrëz në bashkëpunim me Bankers do të mbjellin eukalipte, të cilat do të krijojnë një barrierë natyrale për të reduktuar zhurmat dhe pastruar ajrin gjithashtu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sarri: Nuk jemi perfektë, ja ku 'çalojmë'
Previous article Kim Jong-un viziton një fabrikë kozmetike, ka një mesazh për femrat e Koresë Veriore

k.autor

Postime të ngjashme

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln € Ekonomi

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln €

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj Ekonomi

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj

KREDIA MERR HOV NË SHQIPËRI/ Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime Ekonomi

KREDIA MERR HOV NË SHQIPËRI/ Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT