• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Banka e Shqipërisë publikon arsyet :  Pse ka rënie të kërkesës për kredi
Home
Ekonomi

Banka e Shqipërisë publikon arsyet : Pse ka rënie të kërkesës për kredi

27 April, 2018 anxheladoko Ekonomi

 Familjet dhe bizneset pritet që në 6-mujorin e parë të vitit 2018 të ulin kërkesat për kredi. Banka e Shqipërisë, dje gjatë prezantimit me mediat të raportit të stabilitetit financiar për 6-mujorin e dytë të 2017, shpjegoi se shkak i kërkesës së ulët është se shumë familje dhe individë kanë deklaruar se kanë një hua për të paguar.

Banka-e-Shqiperise-Foto-Agim-Dobi-1

Sipas Bankës së Shqipërisë, të ndikuara nga kërkesat, bankat e nivelit të dytë kanë shtrënguar kushtet e dhënies së kredisë. Në raportin e politikës financiare, Banka e Shqipërisë shprehet se ka zhvilluar dy vrojtime për familjarët dhe bizneset, ku është konstatuar se aktualisht kërkesa për kredi është e ulët.

“Për të vlerësuar në mënyrë më të plotë gjendjen financiare dhe huamarrjen e familjeve dhe të ndërmarrjeve, Banka e Shqipërisë kryen dy vrojtime të posaçme me frekuencë gjashtëmujore, në bashkëpunim me Institutin e Statistikave. Për periudhën, përgjigjet e ndërmarrjeve të mëdha e të mesme tregojnë për një përmirësim të aksesit të tyre në financim, ndërsa për ndërmarrjet e vogla ky vijon të jetë një proces më i vështirë. Në përgjithësi, si ndërmarrjet ashtu edhe familjet tregojnë se kanë aktualisht një oreks të ulët për të marrë borxh”, thuhet në raport.

Por edhe për muajt e parë të 2018, sipas rezultatit të vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, mundësia për të marrë hua ka rezultuar pothuaj në nivelin e mesatares afatgjatë, por me prirje të lehtë rritëse, çka mund të sinjalizojë një gjallërim të kërkesës për kredi nga sektori i individëve. Mbështetur në rezultatet e vrojtimit të Bankës së Shqipërisë për gjendjen financiare dhe huamarrjen e familjeve, konstatohet që shumë nga familjet i janë drejtuar huamarrjes informale, apo siç njihet ndryshe fajdeve.

“Rreth 28 për qind e familjeve deklarojnë se kanë hua për të paguar dhe kjo peshë ka mbetur e njëjtë krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, por në rënie krahasuar me një vit më parë. Në 37% të rasteve të huamarrjes, familjet i janë drejtuar burimeve formale (banka dhe institucione jobankare) në formën e produkteve të kredisë dhe në 63% të rasteve i janë drejtuar burimeve joformale, kryesisht para në dorë”, citohet në raport. Referuar rezultateve të vrojtimit, tre qëllimet kryesore të huamarrjes mbeten: për konsum në 42 për qind të rasteve të huamarrjes, blerje/riparim prone 26 për qind e rasteve dhe zhvillim biznesi 12 për qind e rasteve.Panorama.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RILINDJA URBANE/ Kryeministri Rama publikon imazhet e veçanta. Uron ‘mirëmëngjes’ me... (FOTO)
Previous article Presidenti i KE, Juncker: Çështja e emrit të Maqedonisë duhet të zgjidhet urgjentisht

anxheladoko

Postime të ngjashme

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT