• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
BANKA CREDINS anëtarësohet në UN Global Compact
Home
Ekonomi

BANKA CREDINS anëtarësohet në UN Global Compact

21 October, 2021 F.autor Ekonomi

Banka Credins ka kënaqësinë të informojë që jemi anëtarësuarnë UN Global Compact, duke mbështetur 10 Parimet bazuar në 4 shtyllat kryesore: të drejtat e njeriut, punësimi, mjedisi dhe antikorrupsioni. Nëpërmjet këtij anëtarësimi, ne shprehim angazhimin tonë për t’i zbatuar këto principe.

Z. Maltin Korkuti, Drejtor i Përgjithshëm i bankës Credins thekson: “Ne jemi të angazhuar për t’i bërë UN Global Compact dhe parimet e saja, pjesë të strategjisë sonë, të kulturës dhe mënyrës tonë të përditshme të të punuarit dhe të angazhohemi nëprojekte bashkëpunuese për të ndihmuar në avancim dhe zhvillim të mëtejshëm të objektivave të UN dhe veçanërishtatyre për një Zhvillim të Qëndrueshëm”.

Anëtarësimi në UN Global Compact si “participants” pra me të drejta të plota, duke u bërë korporata e dytë në Shqipëri që anëtarësohemi me këtë status dhe e nënta në total të bizneseve të anëtarësuara në vend, ne kemi besimin e plotë që ky anëtarësim na sjell përfitime të shumta për suksesin e mëtejshëm të Bankës Credins duke forcuar më shumë imazhin e brandit tonë dhe rritur mbështetjen e aksionarëve.  

 

Ky anëtarësim dhe zbatimi i projekteve që do të ndërmerren, sjell vetëm zhvillime pozitive për të gjithë shoqërinë, duke na dhënë mundësinë ne si Institucion për t’u diferencuar dhe për të qenë një model për shume biznese përsa i takon mundësive qëdo të sjellim për një botë më të mirë në rrugëtimin tonë të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Banka Credins do të përfitojë nga ndarja e eksperiencave dhe praktikave më të mira të të gjitha korporatave anëtare nga 160 vende të ndryshme në botë, për tëndërmarrë iniciativa në të 4 shtyllat kryesore të mbështetura të cilat kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë në fokus tëstrategjisë tonë për një Zhvillim të Qëndrueshëm.

Në 1 Janar 2016, 17 Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm, të Axhendës së 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm,- u adaptuan nga liderët botërorë (Shtator 2015) në një sumit historik të UN dhe hynë në fuqi me objektiv që këto principe të zbatohen nëmënyrë universale në të gjitha vendet, duke u mobilizuar bashkërisht në luftën kundër varfërisë, pabarazisë, apo ndryshimeve klimaterike. Për të qenë të suksesshëm, ne duhet tëkthejmë objektivat globale në objektiva lokale të çdo biznesi.

Rreth Credins Bank

Credins Bank operon prej 19 vitesh në Shqipëri duke u renditursot banka e parë për totalin e portofolit të kredisë dhe e dyta nëmadhësi për total asetesh dhe depozitash. Një bankë universale që ofron produkte dhe shërbime bankare që mbulojnë 360 gradë kërkesat e mbi 350,000 klientëve të bankës. Prezente anembanë Shqipërisë me 57 degë dhe agjenci dhe me 1,000 të punësuar, i qëndrojmë besnike misionit tonë për të qenë zgjedhja numër një e çdo shqiptari.

Rreth UN Global Compact

Është themeluar 20 vjet më parë, si një pakt i vendeve anëtare të United Nations, për të inkurajuar bizneset në të gjithë botën, përtë miratuar politika për një zhvillim social dhe të qëndrueshëmduke krijuar dhe një metodologji raportimi mbi aksionet e ndërmarra dhe implementimin e tyre. UN mbështet korporatat për të bërë një biznes të përgjegjshëm në linjë me strategjinë e 10 Principeve si dhe të ndërmarrin nisma në të mirë të gjithëshoqërisë.

Misioni i UN GC është që të mobilizojë një lëvizje globale të kompanive të qëndrueshme dhe stakeholderave për te krijuar njëbotë më të mirë që ne duam. Të reduktojmë varfërinë, të luftojmë pabarazinë, të ndikojmë për të shmangur ndryshimet klimaterike etj., dhe për këtë duhet të jemi të gjithë në një lëvizje të përbashkët.

Global Compact ka sot mbi 12.000+ Organizata anëtare, ku mbi 8,000 janë biznese, dhe 4,000 janë Organizata jo fitimprurësenga gjithë bota. Në Shqipëri, ka 9 anëtarë, 7 me pjesëmarrje të limituar dhe 2 me pjesëmarrje të plotë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Më në fund, Luli nisi të flasë…
Previous article "DO TË MBROJMË NDERIN E 25 PRILLIT"/ Nënkryetari i PS në Komisionin Hetimor për zgjedhjet: Opozita bojkotoi...

F.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT