Një banesë në lagjen “Ajasem” të Shkodrës është përfshirë këtë të premte nga flakët. Nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se shkak për rënien e flakëve është bërë shpërthimi i një bombule gazi.
Momentalisht në vendin e ngjarjes ndodhen 2 zjarrfikëse, të cilat po mundohen të shuajnë zjarrin.
Në banesën e përfshirë nga flakët,mësohet se kanë jetuar dy të moshuar. Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave.



