Mesditën e sotme një banese përdhese në lagjen “11 Janari” në Gjirokastër është shkrumbuar nga flakët.
Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se në momentin që ka rënë zjarri fatmirësisht asnjë prej familjarëve nuk ndodhej në shtëpi.
“Fëmijët ishin tek gjyshërit, ndërsa ne në punë, kur erdhëm çdo gjë ishte shkrumbuar”,u shpreh kryefamiljari.
Paraprakisht dyshohet se zjarrin e ka shkaktuar një shkëndijë elektrike.
Dëmet në banesë janë të konsiderueshme, siç duket edhe në fotot e siguruara nga “BalkanWeb”. Familja me katër anëtarë ka mbetur tashmë në qiell të hapur.