• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BANDAT QË “MORËN FUND” NË 2018/ Këto ishin ARRESTIMET e bujshme. Nga “BAJRAT” tek…
Home
2018

BANDAT QË “MORËN FUND” NË 2018/ Këto ishin ARRESTIMET e bujshme. Nga “BAJRAT” tek…

26 December, 2018 F.autor 2018, Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Bandat e kanë terrorizuar vendin tone për një kohë të gjatë, ku njerëz të rrezikshëm ishin bërë “të paprekshëm” nga policia.

AlpeNews.al ju sjell në rubrikën e “2018” rastet e arrestimit të 5 bandave më të rrezikshmë në Shqipëri:

1. BANDA  E MET KANANIT-  Maj 2018

Një operacion masiv i Policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda në bashkëpunim me agjencitë partnere, kanë kryer 13 arrestime në Shqipëri duke shkatërruar një rrjet të madh të trafikut të lëndëve narkotike drejt Turqisë dhe më pas me destinacion BE-në, e njohur ndryshe si banda e Met Kananit, duke e çuar në 39 numrin e shqiptarëve të arrestuar si anëtarë të këtij grupi.

Operacioni preku qytetet si: Tiranë, Elbasan, Shkodër, Korçë dhe Lezhë ku janë arrestuar 13 persona, ndërsa në Turqi kanë rënë në pranga në muajin mars 4 të tjerë, përfshirë edhe kokën e bandës, Met Kananin, ndërsa një prej tyre është arrestuar në Maqedoni.

Në total, anëtarët e bandës së drogës të arrestuar janë 39 persona, disa prej tyre të prangosur një vit më parë në Itali dhe Greqi, ndërsa hetimet kanë vijuar që prej shkurtit të vitit 2017.

2.BANDA E BAJRAVE- Shtator  2018

Banda e Dobraçit e cilësuar nga mediat  e huaja  ku në krye të saj qëndronte  Enver Bajri I cili u arrestua në Spanjë. Këtu në Shqipëri u arrestua Safet Bajrit i njohur edhe si Safet Rustemi. Ai ishte një nga emrat më të përfolur kohët naga policia ashtu edhe nga politika, i akuzuar si i përfshirë në ngjarje kriminale në Shkodër dhe Belgjikë.

Operacioni I koduar “Oaz” ishte grupi i fisit Bajri, i konsideruar nga më të rrezikshmit vitet e fundit në Shkodër. Ku u arrestuan Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam bashkë me Samet Hallunin. Pjesë e këtij grupi janë arrestuar që në ndërhyrjen e 6 shtatorit në Shkodër Ilir Rustemi, Emrah Plaku dhe ish-boksieri Astmer Bilali. Prangat i janë vënë edhe trajnerit të kombëtares së femrave Armir Grimaj.

3. BANDA E NIKLËS  Shtator 2018

  

Atentatet e ndodhura në Fushë Krujë ne 2017 kishin si autor bandën  e Niklës me në krye Durim Bamin ku u bë I njohur për çështje “DOSHI”. Policia  për të kapur mat 8 ‘të fortët’, forcat speciale, RENEA dhe FNSH-ja kanë përdorur një truk të vogël. Që në orën 04.00 të mëngjesit në të gjithë zonën e Niklës janë fikur dritat. Kjo ka bërë që të fortët të izoloheshin në banesa e policia t’ju shkonte në derën e shtëpisë.

Nga operacioni 8 persona u shoqëruan, ndërsa 2 prej të cilëve kanë urdhër arresti Durim Bami dhe Flamur Haka. Ndërsa të shoqëruar janë Marenglen Haka (nipi i Flamur Hakës), Bedri Haka, Valter Bami dhe Ylli Cangu (kunati i Durim e Valter Bamit).

4 BANDA E AVDYLAJVE-Tetor 2018

Super-operacioni ku u arrestuan 44 persona për trafikim të lëndëve narkotike mes tyre edhe dy ish deputetët Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Kokat e këtij grupi ishin familja kriminale “Avdylajt” në Shijak e cila kishte vite që e që merrej me këtë lloj aktiviteti.

Policia për prangosjen e anëtarëve, apo bashkëpunëtorëve të grupit, janë zhvilluar njëkohësisht operacione në 12 qytete, nga Hasi deri në Sarandë, ndërsa me këtë operacion, policia pretendon se ka goditur 4 grupe të skeduara. Ashtu siç u paralajmërua ky operacion është në vijim. RENEA dhe forca të tjera të Policisë së Shtetit, edhe mbrëmjen e djeshme kanë blinduar Shijakun, në kërkim të personave të tjerë që ushtrojnë aktivitet kriminal. Në këtë operacion i cili u shtri nga veri deri në jug. Në laboratorin e sekuestruar në sajë të këtij operacioni mesditën e së premtes, policia sekuestroi 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës.

Në goditjen finale të këtij operacioni i cili zgjati rreth 72 orë, morën pjesë rreth 1500 forca policore. Në datë 18 tetor në mëngjes u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Mustaf Shuti në fshatin Brenogë, Has, ku u gjetën prekursorë për prodhimin e lëndës narkotike. Të arrestuar në flagrancë janë 5 persona, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale Vehbi Berushi, 57 vjeç, Flamur Çela, 48 vjeç, Xhevit Shuti, 48 vjeç, Mustaf Shuti, 76 vjeç dhe Anila Shuti, 42 vjeç”, u shpreh Veliu. Gjithashtu janë shpallur në kërkim katër persona, dy shtetas turq, një kosovar dhe një shqiptar.

Arrestimet

Për këtë aktivitet kriminal, prokuroria kërkoi masën arrest me burg për 44 persona, kërkesë e cila u pranua nga gjykata. Po ashtu u kërkua kontrolli i banesave për këta 44 persona, si dhe 22 dy persona të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Autoritetet thanë gjithashtu se janë arritur të provohen 13 episode të trafikimit të lëndëve narkotike të kryera në të gjithë territorin e vendit dhe në Itali. Policia mësohet se ka kryer kontrolle në 100 banesa, përfshirë në shtëpinë e Lulzim Berishës, pas dyshimeve se mund të fshihej drogë, por nuk ka pasur urdhër-arresti për të. Në pranga përunduan, Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin “Cine”, nga Shijaku; Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin “Kiçi”, nga Shijaku; Denis Llaftiu, nga Shijaku; Fatos Llaftiu, nga Shijaku; Hajri Seferi, nga Shijaku; Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina; Ilirjan Prifti, nga Fieri; Elton Shehaj, nga Tirana; Armand Spiro, nga Tirana; Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku; Altin Avdyli, me pseudonimin “Niçja”, nga Shijaku; Saimir Gjepali, nga Shijaku; Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin “Xhevi”, nga Lezha; Esat Mehmeti, me pseudonimin “Çakja”, nga Fieri; Saimir Sulejmani, nga Fieri; Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin”Nita”, nga Tirana; Elis Bahushi, nga Elbasani; Elis Guri, nga Shkodra dhe Artur Balla, nga Elbasani. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit me inicialet M. Z., dhe P. S. Në kuadër të këtij mega operacioni, ku u goditën katër grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i tre punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale. Efektivët e arrestuar janë Ardit Gjyriqi, nga Tirana; Jasin Abduli, nga Saranda dhe Bledar Koçi, nga Lushnja.

5 BANDA E ÇAPJAVE 17 Nëntor 2018

Fisi Çapja është i njohur dhe i skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura në Elbasan. Nga operacioni e fundit që u bë në këtë familje u arrestuan,  dy anëtarë të fisit Çapja emrat e tyre  janë arrestuar Enver Çapja dhe Naim Gjarri

Anëtarëve të fisit Çapja  iu sekuestruan përgjatë kontrollit një armë të tipit pistoletë, fishekë dhe bombë me sahat.

Operacioni u ndërmorr pas atentatit me granatë që ju bë  pronarit të një lokali në Elbasan Albert Alterziut.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË SHTËNA ME ARMË NË LAPRAKË/ Vritet 17 vjeçarja, plagoset i riu. Në gjendje të rëndë...
Previous article LEICESTER MPOSHT GUARDIOLËN/ Humbja e tretë për Cityn brenda një muaji

F.autor

Postime të ngjashme

RAPORTI 2025/ Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve Aktualitet

RAPORTI 2025/ Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë Aktualitet

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre Aktualitet

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT