Rasti i fundit i kapjes së një 40-vjeçari shqiptar i cili merrte fshehurazi produkte ushqimore dhe kozmetike nga furnizimet e avionëve në Aeroportet italiane bën që të kthejmë sytë nga të gjitha rastet e ndodhura me këtë “qëllim”.
ALPENews.al ishte një ndër të parët që njoftoi arrestimin e shqiptarit në Itali.
Lajmi për 40-vjeçarin Shqiptar (1)
Ka disa raste “pikante” të cilat kanë nxjerrë në pah hajdutë shqiptarë të cilët kanë qenë pjesë e vjedhjeve të produkteve ushqimore, kozmetike, veshmbathje apo edhe produkte luksi.
ALPENews.al do t’ju sjellë disa prej çështjeve më të njohura lidhur me këtë tematikë.
Rasti i Parë – 2017
Një shtetas shqiptar tentoi të vidhte në një supermarket në Itali, por nuk i shkoi ashtu siç ai dëshironte. Si pasojë 37-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohet për tentativë vjedhjeje dhe kërcenim të pronarit italian.
Fillimisht ka qenë shitësja e cila ka konstatuar shqiptarin që bënte sjellje të çuditshme e më pas nisi fshehtas të mbushte xhepat e xhupit me ushqime e sende të tjera në market.
Menjëherë ajo njoftoi pronarin dhe më pas ata të dy u përleshën. Policia italiane ka njoftuar se shtetasi shqiptari nisi të hidhte drejt tij sende të forta e më pas e qëlloi.
Rasti i Dytë – 2017
Një shqiptar është arrestuar nga Policia italiane, pasi u ndoq ndërsa drejtonte një Audi A4 të vjedhur që në nëntor.
Brenda makinës që drejtohej nga Flovjan Nika, 33 vjeç, u gjetën dhe sende me vlerë të grabitura. Shqiptari me banim në Novara kishte vjedhur makinën “Audi A4” dhe policia kishte rënë në gjurmët e tij pas verifikimit të targave.
Rasti i Tretë – 2018
Policia greke ka arrestuar pesë shtetas shqiptarë, katër gra dhe një burrë, të akuzuar për vjedhje në qendra tregtare dhe supermarkete.
Grupi vepronte me metoda të sofistikuara, për të evituar kontrollet e sigurisë.
Ata përdornin aparate për çaktivizimin e mekanizmave kundër vjedhjes. Sendet e vjedhura, veshje dhe këpucë firmato, vendoseshin në çanta të posaçme, që i kishin faqet e brendshme të veshura me alumin që mos të diktoheshin nga skaneri i alarmit në dalje të njësive.
Nga supermerketet vidhnin kryesisht pije dhe ushqime. Grupi i dërgonte veshmbathjet e vjedhura në Shqipëri, ku shiteshin me kile. Ndërsa pijet dhe ushqimet i merrte burri shqiptar i arrestuar, i cili kishte një dyqan ushqimor në Galaci të Athinës.
Nga kontrollet në banesat e femrave të arrestuara si dhe në dyqanin e 42 vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan më shumë se 4.000 artikuj veshmbathjeje, si dhe më shumë se 1.000 pajisje shtëpiake dhe produkte që shiten në supermerkate. Policia thotë se fitimet e mëdha që nxirrnin nga biznesi i paligjshëm ata i investonin në blerje banesash dhe makinash të shtrenjta.
PAMJET E KAMERAVE TË SIGURUARA NGA CNN.Grek
Rasti i Katërt – 2018
Pas një seri sinjalizimesh nga kjo kompani ajrore, financierët italianë kanë mundur të identifikojnë një shtetas shqiptar 40 vjeçar, shofer i një linje transporti mallrash, i cili grabiste artikuj ushqimorë e kozmetikë me të cilat furnizoheshin avionët e shoqërisë ajrore Ryanair gjatë ndalesës së tyre në aeroportin Orio al Serio të Bergamos.
Telekamerat kanë zbardhur se 40 vjeçari shqiptar, mallrat e grabitura i fshihte përkohësisht në një kabinë elektrike e pas orarit të punës, me anë të thasëve të mbeturinave i transportonte jashtë aeroportit.
PAMJET NGA OPERACIONI I VJEDHJES SË 40-VJEÇARIT SHQIPTAR








