Një operacion i quajtur “Sottobosco” është finalizuar mëngjesin e sotëm në shtetin italian ku kanë rënë në pranga një grup i madh personash të përfshirë në tregun ndërkombëtar të drogës, dhe të kokainës.
Lajmi u bë i ditur nga mediet italiane, ndërkohë që nga fotografitë e publikuara nga institucioni i Carabinierëve të degës së Ferrarës.
Olsi Ivziku, ka qenë një nga personat e kapur nga operacioni.
Në profilin e tij në ‘FB’, Ivziku tregon se bën një jetë të qetë familjare, por Policia italiane e ka deklaruar si një prej personave të inkriminuar në një prej grupeve më të mëdha ndërkombëtare të shpërndarjes së drogës.
Operacioni u kurorëzua sot me 22 arrestime, kapjen e 7 kilogramëve kokainë e 28 mijë euro në kartëmonedha, ekzekutuar nga 140 karabinierë, të ndihmuar nga tre njësi qensh dhe një helikopter, në provincat e Ferraras, Bolognas, Modenas, Parmës, Mantovës, Brescias, Pisas, Firenzes e Agrigentos.
Përveç marokenëve, në pranga përfunduan shqiptarët Dëfrim, Enver, Haxhi e Besnik Dervishi, plus Klodian Alushku, që kishin kontakte me Holandën, ku merrnin furnizimin me kokainë. Veç tyre, edhe bashkëpunëtori i ngushtë Olsi Iviku, si dhe Shkëlzen Cani, Shpëtim Fili, Arjan Temaj e Festim Hoxha.
/AlpeNews.al



