• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BANDA E SHPËRNDARJES SË DROGËS NË TIRANË/ Nga “pronari” Lusha tek ndihmësit Lika: Këto janë katër “KAPOT” e kryeqytetit
Home
Breaking News

BANDA E SHPËRNDARJES SË DROGËS NË TIRANË/ Nga “pronari” Lusha tek ndihmësit Lika: Këto janë katër “KAPOT” e kryeqytetit

5 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mëngjesin e sotëm, redaksia e ALPENews.al publikoi të dhëna lidhur me njërin nga “ndihmësit” e kapur në operacionin “Zallmneri” në kryeqytet, një ditë më parë.

Ai është Ervin Lika, i cili sëbashku me të afërmin e tij, Besnik Likën kryenin dërgesat ose shkëmbimet e lëndës narkotike për të gjithë të “interesuarit” apo “klientët” e tyre.

Xhevahir Lusha

Xhevahir Lusha një ditë më parë, sërish nga redaksia e ALPENews.al u zbulua se kishte në pronësi një lokal në një zonë periferike të Tiranës, dhe që domosdoshmërisht nga burimet e brendshme të Policisë së Shtetit dolën të dhëna se Lusha e përdorte si vend-takim këtë lokal për të gjithë ata që blenin sasinë e lëndës narktotike (bar, hashash, heroinë, marijuanë).

Lusha mësohet se ka qenë “Koka” e grupit dhe urdhëronte të gjithë se çfarë duhet të bënin, ndërsa në rolin e “asistentit” të tij ishte Ilirjan Selimi, banues në Tiranë, dhe shok me Lushën.

Ilirjan Selimi

Selimi gjithashtu pjesë e bandës prej kohësh, aq sa edhe i informuar me ecurinë e tregëtisë që kryhej nëpër Tiranë.

Në skenë mëngjesin e sotëm kanë dalë edhe të afërmit Lika, Ervin dhe Besnik. Të dy me të njëjtin mbiemër, por akoma e pakonfirmuar nëse janë vëllezër apo jo, të paktën burimet e Policisë së Shtetit nuk kanë dalë në një deklaratë dytësore.

Megjithatë redaksia e ALPENews.al zbuloi një tjetër fakt të rëndësishëm që të dy të afërmit Lika kanë bërë rolin e ndërmjetësit, ndihmësit, dhe korrierit të lëndës narkotike. Ata ishin një hap pas Lushës, dhe Selimit (34 vjeçarit me baanim në kryeqytet).

Ervin Lika, shtetas shqiptar, banues në Tiranë është një prej katër të arrestuarëve, të cilët dyshohet se ka kryer rolin e “korrierit” dhe të “ndihmësit” të bandës. Përveç kësaj Lika duket shumë i afërtë me “kokën” e bandës, Xhevahir Lushën të cilit herë pas here edhe ishte në fotografi me të.

Mëposhtë po ju paraqesim fotografitë e të arrestuarëve Ervin dhe Besnik Lika.

Ervin Lika

Besnik Lika

  • NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË SË SHTETIT

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zallmneri” nga Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5.

Goditet një tjetër rast i shitblerjes të lëndëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohet lëndë narkotike, automjet dhe aparate celularë.

Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5, në kuadër të operacionit policor të koduar “Zallmneri”, arrestuan në flagrancë shtetasit :

– Xhevahir Lusha, 47 vjeç, banues në Tiranë.

– Ilirjan Selimi, 34 vjeç, banues në Tiranë.

– Ervin Lika, 30 vjeç, banues në Tiranë.

– Besnik Lika, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi:

– B. H., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas në rrugën “Teuta” u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ku në bashkëpunim me njëri tjetrin po transportonin qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa, nga banesa e shtetasve (Ervin Lika dhe Besnik Lika, vëllezër), në bagazhin e një automjeti  tip “Golf”.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– 67 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis

– automjet tip “Golf”.

– 3 aparate celularë.

 /ALPENews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trump e quajti "të paaftë", Melania mbështet LeBron James: Ai ka punuar për gjëra të mira
Previous article "SULMON" GENTA GJALPIN/ Linda Rei e ironizon për foton e postuar: Po mban...(FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi Aktualitet

VIDEOLAJM/ Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi

E TRISHTË/ U aksidentua keq me motor në Fushë-Arrëz! Ndërron jetë tek spitali i Traumës i riu (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ U aksidentua keq me motor në Fushë-Arrëz! Ndërron jetë tek spitali i Traumës i riu (EMRI)

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE/ Arrestohen 5 persona, kapen me pistoleta dhe municion Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE/ Arrestohen 5 persona, kapen me pistoleta dhe municion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT