Një opercaion antidrogë i policisë së Elbasanit janë vënë në pranga dy përsona në këtë qark. Gjatë kontrollit të policisë u është gjetur doza heroine me vethte por edhe pluhur i dyshuar të jete drogë në shtëpite e tyre.
Njoftimi i policisë:
Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, u realizua dhe u dokumentua me prova ligjore operacioni policor për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Redi Zeneli, 24 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
• Marius Tabaku, 27 vjeç, banues në qytetin Elbasan.