Një hetim qe zgjat gati dy vjet, nisur ne mars 2016 ka zbuluar një rrjet të gjerë të marrëdhënieve ndërmjet krimit të organizuar ne Bari, bandave te tjera kriminale në Puglia dhe klaneve aktive në Shqipëri, veçanërisht në qytetin e Vlores. Te gjithe bashke me nje synim, trafikun e hashashit, kokainës dhe marihuanës.
Klanet kishin lidhje te forta edhe me Sacra Corona Unita. Policia italiane jep detaje per nje operacion antidroge, ne te cilin jane vene ne pranga edhe personalitete kriminale shqiptare, të arrestuar nga ana e autoriteteve lokale.
“Në tërësi të arrestuarit janë 18 (13 në burg, pese ne shtepi), rezultati i një hetimi të gjatë filloi me arrestimin në tetor të vitit 2016 të Michele Cambria, zbuluar në flagrancë, ndërsa iu zbuluan 7 ton marijuane me nje vlere totale prej pesë milionë eurosh.
Në nje tjeter baze ne Torre a Mare, policia kapi një ngarkesë droge nga Shqipëria. Per kete mesohet se trafikantët kanë ndjekur rrugën Shqipëri- Pulia, duke përdorur nje gomone, të pajisur me dy motorë të jashtëm me 250 kuaj fuqi secila.
Policia ben me dije se bossi i bandes i jepte urdhrat nga qendra qe kishin ne afersi te kishes ne San Pasquale, e me tej gjithcka u transmetohej anetareve te rrjetit. Ajo ishte edhe baza ku kerkohej llogari per trafikun dhe rrugen qe ndiqej.
Policia italiane ben me dije se ata u zbuluan pas përgjimeve dhe kontrolleve me pas te befasishme qe nxoren ne drite menyren se si menaxhohej trafiku i droges mes Pulias dhe Shqiperise, ku furnizohej klani kriminal.
Grupi ishte përdorur baza te ndryshme logjistike, duke përfshirë edhe dy shtëpitë e braktisura, në Torre a Mare, të përdorura për magazinimin e drogës, ku gjatë një kontrolli janë sekuestruar jo vetëm hashash, por edhe dy kalashnikovë dhe municione te tjera.


