• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BANDA “BAJRI”/ Rrëmbeu dhe vrau 15-vjeçaren, prova që “FUNDOSI” Behar Bajrin
Home
Breaking News

BANDA “BAJRI”/ Rrëmbeu dhe vrau 15-vjeçaren, prova që “FUNDOSI” Behar Bajrin

22 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të tjera dalin në dritë nga aktiviteti i bandës kriminale ‘Bajri’ në Shkodër, e cila udhëhiqej nga dy vëllezërit Enver dhe Safet Bajri, ku pjesëtar i saj ishte dhe kushëriri i tyre, Behar Bajri. Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje direkte për ‘News24’ raportoi se deri më tani policia dhe prokuroria ka arritur që të verifikojë 2 vrasje të kryera nga kjo bandë, duke u bazuar tek faktet shkencore.

Krimet e faktuara deri tani janë vrasja e shtetasit Arben Tuzi, ngjarje kjo e ndodhur në 7 shkurt 2001, si dhe vrasja e shtetases me inicialet F.H,. 15 vjeçe. Mësohet se vajza u gjet e pajetë në banesën e Behar Bajrit më 20 qershor të 20 të 2002-it.

Ndonëse si fillim u raportua si vetëvrasje, pas hetimeve të policisë rezultoi se vajza ishte vrarë. Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se e mitura ishte marrë peng dhe mbahej me forcë nga Behar Bajri. Vrasja e saj u zbulua për shkak të pozicionit të plumbit që kishte marrë poshtë parakrahut. Prova e fortë që fundosi Bajrat ishte pistoleta, e cila rezultoi se ishte e njëjta që ishte përdorur edhe për vrasjen e Arben Tuzit.

Me këtë të fundit familja Bajri kishte konflikte të vazhdueshme, të cilat kishin shkuar deri në përleshje me armë apo dhe me vrasje. Në aksionin e fundit të policisë, Behar Brajoviq (Bajri) u arrestua në Roterdam të Holandës, ndërsa djali i xhaxhait, Safet Bajri u kap në Tiranë. Ndërkohë kushëriri tjetër, Enver Bajti është shpallur në kërkim. Sakaq, nuk përjashtohen edhe ngjarje të tjera kriminale, si vrasje, të kryera që nga viti 2000 deri në vitin 2018.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDARJA E ÇIFTIT TË NJOHUR/ Nuk do ta besoni çfarë thotë Seldi për Mimozën
Previous article AKUZA E RËNDË/ “NEYMARI është Kim Kardashiani i futbollit, larg nivelit të MESSIT”

k.autor

Postime të ngjashme

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike Aktualitet

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar Aktualitet

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim... Aktualitet

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT